Policia e liqenit të Ohrit ka shpëtuar dy persona të mitur në ujërat e Liqenit të Ohrit
- Dy persona të mitur janë shpëtuar në ujërat e Liqenit të Ohrit me intervenim të zyrtarëve nga Stacioni policor për kontroll kufitar "Liqeni i Ohrit".
- Post By Sara Ademi
- 18:18, 8 korrik, 2024
Ohër, 8 korrik 2024 (MIA) - Dy persona të mitur janë shpëtuar në ujërat e Liqenit të Ohrit me intervenim të zyrtarëve nga Stacioni policor për kontroll kufitar "Liqeni i Ohrit".
Intervenimi i policisë vijoi në mëngjes, pasi paraprakisht në orën 09:30 u raportua se në ujërat e liqenit te plazhi "Bafalo biç", u përmbys një kajak, në pronësi të Kajak-klub nga Ohri në të cilin kishte dy të mitur.
Pas raportimit të marrë, nëpunësit policor nga Policia e Liqenit me varkë u nisën drejt vendit të theksuar dhe në ujërat e liqenit, rreth 100 metra nga bregu, u vërejtën dy persona të mitur të cilët me vete kishin rripin për shpëtim.
Ata me varka të policisë u transferuan në stacionin policor, ku kanë marrë ndihmën e parë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s