Policia e Kosovës e ka arrestuar një rus, i cili ilegalisht ka hyrë në Serbi
- Policia e Kosovës ka arrestuar dje një rus në Leposaviq, në veri të Kosovës, i cili e ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
- Post By Melahat Baftija
- 13:22, 8 korrik, 2023

Prishtinë, 8 korrik 2023 (MIA) - Policia e Kosovës ka arrestuar dje një rus në Leposaviq, në veri të Kosovës, i cili e ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Në raportin e sotëm 24 orësh të policisë thuhet se rusi është arrestuar dhe i është caktuar masë aresti.
"Policia gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull rus i cili me automjetin e tij kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë. mb/