• e diel, 30 qershor 2024

Policia e Kosovës: Bashkëshortja e Millan Radojçiqit është marrë në pyetje në stacionin policor në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës: Bashkëshortja e Millan Radojçiqit është marrë në pyetje në stacionin policor në veri të Mitrovicës

Prishtinë, 6 qershor 2024 (MIA) - Zëvendës-drejtori i policisë rajonale në veri të Kosovës, Veton Elshani, konfirmoi se bashkëshortja e Millan Radojçiqit është marrë në pyetje në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

Ai për mediumet e Kosovës deklaroi se "zonja (Ema) Radojçiq ka ardhur në polici në shoqërim të avokatit të saj".  

Radojçiq, ish nënkryetar i Listës serbe, paraprakisht e ka ndërmarrë përgjegjësinë për sulmin e vitit të kaluar terrorist në Banjskë, në veri të Kosovës. Me atë rast jetën e kanë humbur polici shqiptar Afrim Bunjaku dhe tre sulmues të grupit terrorist serb. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR