Policia e ka gjetur shoferin që goditi vajzën 11-vjeçare dhe iku
- - Policia e ka gjetur shoferin i cili më 16 mars me automjetin e tij ka goditur një 11-vjeçare të mitur në rrugën "Vasil Gjorgjov" në Shkup dhe pastaj ishte larguar nga vendi i aksidentit. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
- Post By Fitore Curri
- 08:42, 19 mars, 2026
Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Policia e ka gjetur shoferin i cili më 16 mars me automjetin e tij ka goditur një 11-vjeçare të mitur në rrugën "Vasil Gjorgjov" në Shkup dhe pastaj ishte larguar nga vendi i aksidentit. Bëhet fjalë për S.B. nga Shkupi, informon Ministria e Punëve të Brendshme.
Nga MPB-ja njoftuan se pas aksidentit, në orën 16:10, nga Qendra Urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup u njoftua se tek ata ishte sjellë me lëndime të rënda trupore një e mitur 11-vjeçare nga Shkupi. Sipas njoftimit, rreth orës 13:20 në kryqëzimin e rr. “Vasil Gjorgov” me rrugën shërbyese që lidhet me rr. “ Fronti Popullor” në Shkup, një automjet udhëtarësh e kishte goditur atë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e shoferit, pas çka S.B. ishte kapur dhe identfikuar.
Kundër tij SPB Shkup do të paraqesë kallëzim penal sipas nenit 300 të Kodit Penal për vepër penale “vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion” dhe sipas nenit 301 për mosdhënie të ndihmës personit të lënduar në aksident rrugor. fc/
Foto: MIA