• e hënë, 28 tetor 2024

Policia e Brazilit bastisi shtëpinë e Bolsonaros - janë arrestuar tre persona nga rrethi i tij më i ngushtë

Policia e Brazilit bastisi shtëpinë e Bolsonaros - janë arrestuar tre persona nga rrethi i tij më i ngushtë

Brazili, 3 maj 2023 (MIA) - Policia e Brazilit kreu bastisje në shtëpinë e ish-presidentit brazilian, Zhair Bolsonaro dhe arrestoi njërin nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Nënkoloneli Mauro Si Barbosa, i përshkruar nga shtypi brazilian si "dora e djathtë" e Bolsonaros, është arrestuar së bashku me pesë persona të tjerë. Është inicuar hetim për shkak të gjoja falsifikimit të dokumenteve për vaksinim kundër koronavirusit.

Gardian transmeton se policia kreu bastisje në disa adresa në Brazili dhe Rio de Zhanejro. janë arrestuar edhe dy nga sigurimi i Bolsonaros. Celularët e Bolsonaros dhe gruas së tij Mishel janë marrë, ndërsa Bolsonari kinse ka refuzuar t'ua tregojë policëve fjalëkalimin. 

Inspektorët besojnë se një numër i madh i shkresave zyrtare për vaksinim ishin falsifikuar në bazën e të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë që të përgatiten certifikata të rrejshme për vaksinim, për t'iu mundësuar udhëtime ndërkombëtare, përfshirë edhe në SHBA. Thuhet se, mes shkresave të falsifikuara janë edhe ato të Bolsonaros dhe vajzës së tij 12-vjeçare Laura.

Të dhënat e rrejshme me siguri ishin futur në bazën e të dhënave mes nëntorit të vitit 2021 dhe dhjetorit të vitit të kaluar. Bolsonaro u mposht në zgjehdjet presidenciale nga Lula da Silva në tetorin e vitit të kaluar. Gjatë mandatit të tij, Bolsonaro u përball me kritika ndërkombëptare për përballjen e tij joadekuate dhe anti-shekncore me pandeminë.

Në Brazil, mbi 700.000 persona e humbën jetën nga koronavirusi, ndërsa politikani ekstrem djathtist vazhdimisht i minonte përpjekjet për shkatërrim dhe vaksinim kundër sëmundjes. Disa herë përsëriti se refuzon të vaksinohet.

Lula da Silva javën e kaluar tha se Bolsonaro duhet të nxirret para drejtësisë për veprimet e tij gjatë pandemisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR