• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Policia do të kontrollojë punën e “Lotarisë shtetërore”

Policia do të kontrollojë punën e “Lotarisë shtetërore”

Shkup, 28 korrik 2024 (MIA) - Policia do të kontrollojë punën e Lotarisë shtetërore pasi në opinion dolën informacione se në mënyrë të kundërligjshme janë dhënë licenca për organizimin onlajn të lojërave të fatit edhe pse nuk ka guxuar ta bëjë atë për shkak të licencës së skaduar.

"Lidhur me rastin me “Lotarinë shtetërore”, ju informojmë se pas njoftimit të marrë nga Ministria e Financave, në DLKOS (Departamenti për luftë kundër krimit të organizuar dhe atij serioz) në koordinim me DPK (Departamenti i policisë kriminale) është formuar lëndë dhe ka filluar procedurë për kontrollimin e informacioneve, dhënien e paligjshme të licencave për organizimin e lojërave të fatit nga ana e “Lotarisë së Maqedonisë”, kanë konfirmuar për MIA-n nga MPB-ja.

Puna e Lotarisë do të kontrollohet, pasi më herët me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria ua mori licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit, njërës nga Strumica dhe tjetrës nga Shkupi. Siç bëhet e ditur nga autoritetet u është hequr licenca për funksionim të paligjshëm dhe mospagesë të taksave ligjore.  

Kryeministri Hristian Mickoski, më 26 të këtij muaji, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për marrjen e licencave të dy kompanive të lojërave të fatit, tha se bëhet fjalë për kompani që kanë punuar joligjërisht dhe nuk kanë paguar taksa.

"Kemi dy raste të marrjës së licencave për lojërat e fatit, njëra nga Strumica, tjetra nga Shkupi, nuk kanë paguar taksat rregullisht, kanë punuar ilegalisht do të thoja në bazë të mendimit që kam marrë nga institucionet kompetente. Por kjo nuk është e gjitha. Në seancën e Qeverisë është pranuar interpretimi praktik i Ligjit ku është konstatuar se nga viti 2017 “Lotaria e Maqedonisë”, pavarësisht se vetë nuk posedon licencë, vetë ka dhënë licencë për organizimin e lojërave të fatit, posaçërisht për baste onlajn dhe tjera", tha kryeministri Mickoski.

Sipas tij, ka pasur edhe funksionarë të lartë të mëparshëm të Qeverisë të cilët krahas faktit që e kanë ditur se kjo është në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar që të organizohen lojëra të fatit, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin.

Foto: logo

QËNDRONI TË LIDHUR