• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Policia britanike ka sekuestruar mbi një tonë kokainë në kanalin La Mansh

Policia britanike ka sekuestruar mbi një tonë kokainë në kanalin La Mansh

 Londër, 20 prill 2023 (MIA) - Policia kufitare britanike ka sekuestruar më shumë se një tonë kokainë në Kanalin La Mansh, bëri të ditur  sot Ministria britanike e Punëve të Brendshme.  

Policia britanike ka zbuluar  një sërë objektesh që notonin në sipërfaqen e ujit, më pas janë dërguar në portin e Doverit, ku testet kanë konfirmuar se bëhej fjalë për më shumë se një tonë kokainë. 

 Droga u sekuestrua rreth 1.5 muaj pasi dy tonë kokainë, të paketuara në pako të mbyllura hermetikisht, disa prej të cilave ishin ngjitur me jelekë për shpëtim, u hodhën në breg në plazhet franceze në Normandi.

 Ministria thekson se vitin e kaluar në Angli dhe Uells janë sekuestruar 18.8 tonë drogë, që është një rritje prej 68 për qind krahasuar me periudhën e vitit 2020-2021. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR