• e premte, 22 nëntor 2024

Polici i plagosur në sulmin në Menhaim është vënë në koma të induktuar

Polici i plagosur në sulmin në Menhaim është vënë në koma të induktuar

Menhaim, 1 qershor 2024 (MIA) - Polici i cili u plagos dje në sulmin me thikë gjatë një aktiviteti anti-islam në qytetin gjerman Menhaim është futur në koma të induktuar, deklaroi zëdhënësi i policisë, transmeton DPA.

“Ai mbetet në gjendje kritike", deklaroi zëdhënësi i policisë kriminalistike të shtetit.

Sulmi ndodhi mëngjesin e djeshëm gjatë një aktiviteti të organizuar nga Lëvizja Pax Europa. Gjatë sulmit janë lënduar edhe disa persona të tjerë, ndërsa sulmuesi është operuar dhe nuk mund të merret në pyetje për momentin, ka thënë zëdhënësi.

Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë, bën të ditur agjencia gjermane.

Disa media theksuan se i dyshuar është një 25-vjeçar nga Herati i Afganistanit i cili jeton në jug të Hesenit. Sipas burimeve të sigurisë, ai është i martuar me grua gjermane me të cilën ka dy fëmijë, transmeton DPA.

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR