Podesta: Presim që Fon der Lajen të marrë pjesë në Samitin joformal të BE-së më 17 qershor
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen është anëtare e Këshillit të BE-së dhe presim që të marrë pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit të planifikuar për më 17 qershor, deklaroi zëvendës zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta.
- Post By Fami Bajrami
- 13:33, 11 qershor, 2024
Bruksel, 11 qershor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen është anëtare e Këshillit të BE-së dhe presim që të marrë pjesë në mbledhjen joformale të Këshillit të planifikuar për më 17 qershor, deklaroi zëvendës zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta.
Kjo deklaratë e Podestës vjen si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve lidhur me komentin në artikullin në "Politiko" se kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel ka propozuar që fon der Lajen të mos marrë pjesë në takimin joformal të liderëve të vendeve anëtare të BE-së të planifikuar më 17 qershor ku do të diskutohet për kandidatët e mundshëm për postet më të larta në Union.
“Nuk kemi informacion plotësues dhe Këshilli i BE-së është vend që mund të japë elemente shtesë”, theksoi Podesta.
Sipas pohimeve të Politikos, Mishel mund të vendos të mos e ftojë fon der Lajenin në takim shkaku se bëhet fjalë për takim joformal të Këshillit.
Foto: EBS