Po zhvillohet rrjedhshëm votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, të dënuarve dhe të personave të vendosur në shtëpitë e të moshuarve në Kumanovël
- Rrjedhshëm po zhvillohet votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Kumanovë, të shfrytëzuesve të shërbimeve në Shtëpinë e të moshuarve "Zafir Sajto" dhe të dënuarve në institucionin ndëshkues-përmirësues Kumanovë, kumtuan sot nga komisioni komunal zgjedhor (KKZ) Kumanovë.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:31, 1 nëntor, 2025
Kumanovë, 1 nëntor 2025 (MIA) - Rrjedhshëm po zhvillohet votimi i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm në Kumanovë, të shfrytëzuesve të shërbimeve në Shtëpinë e të moshuarve "Zafir Sajto" dhe të dënuarve në institucionin ndëshkues-përmirësues Kumanovë, kumtuan sot nga komisioni komunal zgjedhor (KKZ) Kumanovë.
Sot në Kumanovë votojnë 212 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, janë paraqitur 42 persona, të vendosur në Shtëpinë e të moshuarve "Zafir Sajto" ndërsa në Burgun Kumanovë (K'shanje) të drejtë vote kanë edhe 79 persona të dënuar.
"Votimi po zbatohet rrjedhshëm", deklaroi kryetarja e KKZ Kumanovë, kristina Cvetkovska.
Nesër, të drejtë vote kanë 94.041 votues, me çka Kumanova është komuna me numër më të madh të votuesve të cilët votojnë në 164 vendvotime. аb/
Foto: МIА