Po përmbushim premtimet tona, janë sjellë ligje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët, tha Mickoski
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve, duke cekur se dje janë miratuar dy igje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët. Potencoi se kërkesa nga pensionistët për rritje lineare të pensioneve është realizuar nga ana e Qeverisë.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:54, 25 korrik, 2025
Gjevgjeli, 25 korrik 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se Qeveria po i përmbushë premtimet ndaj qytetarëve, duke cekur se dje janë miratuar dy igje të rëndësishme për pensionistët dhe për studentët. Potencoi se kërkesa nga pensionistët për rritje lineare të pensioneve është realizuar nga ana e Qeverisë.
Sipas tij, nëse merret meatarja e rritjes së pensioneve gjatë Qeverisë së kaluar të LSDM-së, në periudhë prej shtatë viteve, do të shihet se 18 muajt e kaluar rritja e pensioneve është për katër herë më e madhe.
Siç theksoi, Ligji i dytë kyç të cilin deputetët e sollën është për studentët, të cilët pa dallim nëse janë të rregullt apo të çrregullt, do të marrin vauçerë prej 15.000 denarëve për t'u furnizuar me pajisje elektronike.
"Dhe po, Ligji i dytë është ligji për studentët nga të gjitha universitetet e vendit, të gjitha universiteteve përsëris, edhe të rregullt edhe të çrregullt, literalisht të gjithë do të kenë të drejtën të marrin vauçerë, në vlerë prej 15.000 denarëve, të cilët do t'i shfrytëzojnë për t'u furnizuar me pajisje elektronike, të cilat më tutje do t'u shërbejnë atyre gjatë studimit2, tha Mickoski.
Ai vërejti se "ajo që në të kaluarën vidhej, tani po ndërtohet dhe por reflektohet për qytetarët". ab/
Fotо: МIА