• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Po përgatitet një model i ri për tërheqjen e kompanive ajrore dhe pasagjerë, negociata për një linjë ajrore nga Budapesti në Ohër

Po përgatitet një model i ri për tërheqjen e kompanive ajrore dhe pasagjerë, negociata për një linjë ajrore nga Budapesti në Ohër

 Shkup, 6 maj 2025 (MIA) - Negocionojmë me "Viz er"-in për ta hapur linjën Budapest-Ohër. Konsiderojmë se është më tërheqëse sepse vija bregdetare e Ohrit ka shumë për të ofruar për turistët. Ndërkohë, po zhvillojmë një model të ri për tërheqjen e linjave ajrore të reja dhe konsiderojmë se ky model do të sjellë të paktën dhjetë, ndërsa potencialisht njëzet destinacione të reja, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski në një intervistë të mëngjesit në Radio Lider.

Sipas Nikolloskit, modeli i tanishëm i subvencioneve për pasagjerët që vijnë po jep rezultate, siç thotë, dhjetë linja të reja brenda pak muajsh. Me modelin e ri duan t'i rrisin subvencionet. 

 "Me njerëzit nga ministria punoj për një model të ri, nuk dua të jap premtoj, por mendoj se do të sjellë të paktën dhjetë dhe potencialisht deri në njëzet destinacione të reja në një periudhë të shkurtër kohore. Modeli është që duam t'i rrisim subvencionet. Për momentin paguajmë për çdo pasagjer që vjen për dikë që do të zbarkojë në Shkup nga 9 euro, ndërsa për dikë që do të zbarkojë në Ohër paguajmnë nga 12 euro. Jemi të gatshëm të ngjitemi lart me kusht që kompania të hapë të paktën 10 destinacione në të njëjtën kohë, por le ta përfundojmë dhe pastaj do të flasim për këtë", tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Siç informoi Ministria e Transportit, po negociohet me "Viz er"-in për të krijuar një linjë ajrore nga Budapesti në Ohër si më tërheqëse krahasuar me aeroportin e Shkupit. 
 
 "Budapest - Shkup, ishte e vetmja linjë ajrore për të cilën "Viz er"-i  kanë marrë subvencione nga qeveria hungareze, subvencionet kanë mbaruar, fatkeqësisht, numri i pasagjerëve është i ulët, dhe për këtë arsye ajo linjë u anulua. Ne bisedojmë me kompaninë "Viz er"r, meqenëse baza e tyre më e madhe është në Budapest, për të hapur një linjë për në Ohër. Mendojmë se do të jetë më tërheqëse sepse potenciali turistik është shumë më i madh, dhe në aspektin komercial, Budapesti nuk ishte tërheqës për Shkupin sepse ka dy destinacione më të afërta, Vjenë dhe Bratislavë, për të cilat ka fluturime nga Shkupi, dhe nuk ka aq shumë pasagjerë nga Maqedonia që të shërbehen brenda një radiusi dyorësh në tre aeroporte", shpjegoi zëvendëskryeministri Nikolloski.
 
 Ai potencoi se fluturimet çarter të "Fribird" janë një input i fortë për rritjen e trafikut ajror, dhe kështu drejtpërdrejt për turizmin, pasi çdo ditë të paktën 180 turistë zbarkojnë në Aeroportin e Shkupit. Ambicia, sipas zëvendëskryeministrit Nikolloski, është të paktën dy fluturime çarter në ditë në Aeroportin e Ohrit.

"Ambicia është që vitin e ardhshëm të zbarkojnë të paktën dy aeroplanë në Ohër, që do të thotë se çdo ditë do të kemi dyqind turistë të rinj. Ata qëndrojnë për të paktën 4 ditë, që do të thotë se ke 800 turistë në bregdetin e Ohrit në muaj jo tërheqës, duke mbushur hotelet, restorantet dhe çarshinë.  Input është edhe "Turkish erlajns",  kompani ajrore numër një në botë, duke fluturuar nga aeroporti më i madh në Evropë për në Ohër. Pra, në aeroportin e Ohrit ndryshimi është dukshëm", tha zëvendëskryeministri Nikolloski.
 
 Siç theksoi, kemi lidhje me 64 destinacione, nga të cilat 56 nga Shkupi dhe 8 nga aeroporti i Ohrit, që, potencoi, është një sukses serioz i Qeverisë dhe koncesionerit TAV.
 
Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR