• e enjte, 17 korrik 2025

Plenkoviqi mbështet Mickoskin për integrimin evropian të vendit

Plenkoviqi mbështet Mickoskin për integrimin evropian të vendit

 Shkup, 21 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në një bisedë telefonike me kryeministrin Hristijan Mickoski ka shprehur mbështetje për procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi meriton anëtarësim në BE.

Për bisedën telefonike informuan të dy kryeministratnë rrjetet e tyre sociale. 

"Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Kroacisë. Në prag të raportit të Parlamentit Evropian, vazhdoj t'i përdor të gjitha kontaktet për të treguar të vërtetën maqedonase - për progresin tonë, për vlerat që mbrojmë dhe për të ardhmen që meritojmë", theksoi Mickoski në Fejsbuk.

 

Kryeministri theksoi se Kroacia është një mike e dëshmuar e shtetit tonë, ndërsa mbështetja e saj e zëshme në momente kyçe është një nxitje dhe inkurajim i madh për të gjithë ne.

"Maqedonia e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por me kokën lart", shtoi Mickoski. 

Plenkoviqi, ndërkaq informoi se me Mickoskin, ndër të tjera kanë biseduar edhe për raportin e raportuesit Tomas Vakc për vendin.

"Me kryeministrin Hristijan Mickoski biosedova  për dinamikën e mëtejshme të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, për raportin e ardhshëm të Parlamentit Evropian për progresin dhe situatën në Evropën Juglindore. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë fuqimisht Maqedoninë e Veriut, e cila meriton anëtarësim në BE", shkroi Plenkoviqi në "Iks". 

 Foto: Profili në Iks i Andrej Plenkoviqit

QËNDRONI TË LIDHUR