• e hënë, 23 dhjetor 2024

Plasmani i paorganizuar  i produkteve bujqësore dhe çmimet e ulëta të blerjes vazhdojnë të jenë sfida më e madhe për fermerët

Plasmani i paorganizuar  i produkteve bujqësore dhe çmimet e ulëta të blerjes vazhdojnë të jenë sfida më e madhe për fermerët

Shkup, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Plasmani i paorganizuar i produkteve bujqësore dhe çmimet e ulëta të blerjes janë vetëm një pjesë e problemeve me të cilat ballafaqohen fermerët e vendin tonë, deklaroi sot kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve (FKF), Vaska Mojsovska.

Ky trend është vërejtur në 10 vitet e fundit, thotë Mojsovska, e cila i vë në pozitë të cenueshme prodhuesit primar bujqësorë sa i përket aktiviteteve ekonomike dhe afariste, si dhe standardit të tyre jetësor.

"Problem i madh për ne fermerët është migrimi dhe mosinteresimi i të rinjve për t'u marrë me bujqësi. Është shqetësues fakti se migrimi i qytetarëve nga zonat rurale në qytete dhe shtete evropiane, veçanërisht të rinjve dhe grave, ka arritur në 50 për qind", deklaroi Mojsovska.

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2021, Mojsovska thotë se vendi përballet me një pabarazi të theksuar rajonale të popullsisë në mes të zonave urbane dhe rurale, dhe shton se popullsia urbane dominon me gjithsej 1.131.356 banorë, përkatësisht 61,6 për qind, ndësa në mjediset rurale jetojnë 705.357 banorë, përkatësisht 38,4 për qind.

Theksoi se 36 për qind e atyre që jetojnë në zonat rurale përballen me problem të aksesit në shërbimet bankare, 24 për qind aksesin në shërbimet postare dhe 20 për qind aksesin në objektet kulturore. Shërbimet bazë të transportit nuk janë të disponueshme ose janë të vështira për t'u aksesuar për popullatën në zonat rurale, thotë ajo, duke theksuar se komunat e vogla rurale kanë probleme të konsiderueshme në ruajtjen e cilësisë dhe qasjes në shërbimet bazë si shëndetësia, arsimi dhe shërbimet sociale.

Një numër i madh i fermave janë të interesuara të importojnë punëtorë sepse nuk mund të arrijnë ngarkesën e punës.

Si trend pozitiv, ajo vuri në dukje se fermerët që realisht sigurojnë jetesën nga bujqësia regjistrohen si operatorë të vegjël ushqimorë dhe kanë shtuar vlerën e produkteve të tyre. ls/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR