Planifikojmë të sjellim masa për çmimet, do të veprojmë nëse ka sjellje joparimore të tregtarëve, paralajmëroi Mickoski
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se po ndiqet gjendja me çmimet dhe paralajmëroi se do të ndërmerren masa nëse ka sjellje joparimore nga ana e tregtarëve.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:15, 14 qershor, 2025

Shkup, 14 qershor 2025 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se po ndiqet gjendja me çmimet dhe paralajmëroi se do të ndërmerren masa nëse ka sjellje joparimore nga ana e tregtarëve.
"Gjendjen me çmimet absolutisht e ndjek nga afër, thashë se nuk do të tolerojë hile, ndjekim me kujdes gjithçka që ndodhë në markete dhe kuptohet nëse ka sjellje të caktuara joparimore që unë i quaj hile, do të veprojmë, Përndryshe kemi në plan të sjellim masa, me të cilat opinioni do të njoftohet me kohë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve gjatë pranisë në manifestimin "Nga fusha në tryezë" në komunën Aerodrom.
Paralajmëroi se Qeveria do ta shqyrtojë Raportin e Inspektoratit shtetëror të tregut që e prëgatiti për gjendjen me çmimet pas përfundimit të masave qeveritare pas çka doli me qëndrim në opinion.
Mickoski, në komentin për rritjen e çmimeve në markete dhe në tregje, mes të cilave edhe të qershive, tha se çmimi i tyre është i lartë për shkak të kushteve të motit, duke cekur se pret e njejta të ndodhë edhe me mollët.
foto: МIА