• e premte, 05 dhjetor 2025

Plakolm dhe Grashiq mbështesin bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes për tejkalimin e kontestit

Plakolm dhe Grashiq mbështesin bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes për tejkalimin e kontestit

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Ministrja austriake për Evropën, integrimin dhe familjen, Klaudia Plakolm dhe Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështje evropiane të Sllovenisë, Neva Grashiq i japin mbështetje të plotë dialogut midis Shkupit dhe Sofjes të cilin Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron se do të ndodhë pas zgjedhjeve, pra pas Vitit të Ri.

Plakolm dhe Grashiq sot në Shkup në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin për Çështje evropiane, Orhan Murtezani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me bisedimet e paralajmëruara, por edhe nëse vendet e tyre do të përpiqen ta bindin Sofjen të bisedojë, theksuan se në çdo rast ata janë mbështetës të fortë të dialogut.

"Sigurisht, ne jemi mbështetës të dialogut dhe Austria mbështet procesin e inkuadrimit dhe do të mbështesë gjithçka që është e nevojshme për të parë rezultate të dukshme në negociata", theksoi ajo.

Shtoi se jo vetëm në lidhje me këtë vend ose Ballkanin Perëndimor, por në përgjithësi, Austria konsideron se çështjet bilaterale duhet të diskutohen dhe zgjidhen në mënyrë bilaterale dhe kur bëhet fjalë për zgjerimin, anëtarët duhet të flasin me një zë.

"Prandaj konsiderojmë se shumica e kualifikuar do të ndihmojë në këtë", shton Plakolm.

Grashiqi theksoi se bilateralizimi i procesit të zgjerimit është sigurisht shqetësues.

Ajo theksoi se procesi nuk duhet të bllokohet nga çështjet bilaterale, sepse vetë BE-ja ka nevojë si për anëtarët ashtu edhe për kandidatët, për shkak të situatës së ndryshuar gjeopolitike dhe për shkaqe sigurie.

"Çdo kornizë, çdo dialog, që çon përpara për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgaria i mbështesim", tha ajo, duke shprehur kënaqësinë që si Këshill i BE-së edhe kryetari Antonio Kosha, ashtu edhe Komisioni Evropian kanë shprehur gatishmërinë e tyre për këtë. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR