• e premte, 05 dhjetor 2025

Plakolm dhe Grashiç: Shumica e kualifikuar për çështje teknike në bisedimet do të parandalojë bllokada të mëtejshme dypalëshe

Plakolm dhe Grashiç: Shumica e kualifikuar për çështje teknike në bisedimet do të parandalojë bllokada të mëtejshme dypalëshe

Shkup, 6 tetor 2025 (MIA) - Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani në takim me ministren austriake për Evropë, Integrim dhe Familje, Klaudia Plakolm dhe sekretaren sllovene të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane, Neva Grashiq deklaroi se çdoherë është kënaqësi e veçantë kur në Shkup vijnë miqtë tanë nga Austria dhe Sllovenia, vende me të cilat na lidhin miqësi të sinqerta, partneritete afatgjata dhe afërsi e thellë evropiane, pasi që dy vendet gjithmonë kanë qenë mbështetëse të zëshme të perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe shembull se si ndërtohen marrëdhëniet e besimit, respektit të ndërsjellë dhe solidaritetit konkret.

"Në këtë kontekst, para së gjithash, do të doja të shpreh mirënjohjen e sinqertë për Austrinë dhe Slloveninë për ndihmën që na e ofruan në shuarjen e zjarreve gjatë verave të kaluara. Mbështetja nga ekipet austriake të zjarrfikësve dhe donacioni i automjeteve të specializuara zjarrfikëse nga Provinca e Tirolit është miqësi e vërtetë në vepër. Gjithashtu, jemi thellësisht mirënjohës për reagimin e shpejtë dhe efikas të shërbimeve dhe ekipeve sllovene të cilët ndihmuan gjatë përballimit me stuhinë e flakëve, duke treguar solidaritet të vërtetë evropian dhe afërsi njerëzore në momentet kur më së shumti ishte e nevojshme", theksoi Murtezani.

Murtezani shprehu mirënjohje të thella edhe për popullin slloven dhe atë austriak për solidaritetin e sinqertë dhe afërsinë njerëzore që treguan në ato momente kritike. "Ajo gatishmëri për të ndihmuar pa hezitim e tejkalon kornizën e bashkëpunimit institucional - kjo është shprehje e vërtetë e unitetit dhe besimit midis vendeve tona", shtoi ai.

Në takimin me ministren Plakolm dhe sekretaren Grashiç, Murtezani ka biseduar edhe për përforcimin e bashkëpunimit në integrimet evropiane dhe lidhjen institucionale, bashkëpunimin ekonomik, tranzicionin energjetik dhe zhvillimin e politikave të qëndrueshme në dobi të qytetarëve.

"Austria dhe Sllovenia janë ndër partnerët tanë më konsekuent dhe mbështetës në procesin e aderimit drejt Bashkimit Evropian, por edhe në përpjekjet që Maqedonia e Veriut të mbetet shtytës i stabilitetit dhe reformave në rajon. Austria, përmes mbështetjes së saj aktive në kuadër të politikës së zgjerimit dhe përmes Agjencisë austriake për zhvillim, është e pranishme në më shumë segmente të proceseve tona reformuese: nga përforcimi i institucioneve dhe sundimi i ligjit, deri te zhvillimi ekonomik dhe mbrojtja e mjedisit jetësorë. Sllovenia, vendi me të cilin na lidh e kaluara e përbashkët dhe me të cilin kemi një traditë të gjatë miqësie dhe mirëkuptimi reciprok, është gjithashtu aleat i rëndësishëm në transmetimin e përvojave nga negociatat aderuese, në ndihmën teknike, si dhe në zbatimin e projekteve konkrete të mbështetura me mjete zhvillimore sllovene: në energjetikë, digjitalizim, arsim dhe zhvillim ekonomik lokal", potencoi më tej ministri Murtezani.

Ky bashkëpunim i frytshëm, sipas tij është pjesë e një historie më të gjerë evropiane për progres të përbashkët, stabilitet dhe vlera të përbashkëta. Jam i bindur se bisedat e sotme do të kontribuojnë për një bashkëpunim edhe më intensiv dhe më të koordinuar në mes tre vendeve, në frymën e agjendës së përbashkët evropiane. Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner i përkushtuar dhe i besueshëm, ndërsa ne si Qeveri jemi të vendosur të vazhdojmë me reformat dhe me kontribut aktiv ndaj stabilitetit, solidaritetit dhe unitetit të Bashkimit Evropian.

Plakolm dhe Grashiq në konferencën e përbashkët për shtyp me Murtezanin theksuan se qëllimi i kësaj nisme është që të përshpejtohet hyrja në BE e vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe e Ukrainës dhe Moldavisë.

"Në mes të Evropës, një pjesë e madhe mungon për të qenë pjesë e BE-së, ne duhet të përpiqemi ta mbyllim këtë boshllëk në mënyrë që të rrisim sigurinë e kontinentit dhe të lidhim atë që i përket njëri-tjetrit. Procesi i pranimit ka vazhduar për 20 vjet, tashmë 20 vjet ne i premtojmë Maqedonisë së Veriut se do të bëhet anëtare e BE-së. Sot kam lajme nga Austria për ju. Austria do të avokojë për një shumicë të kualifikuar në procesin e pranimit të vendeve të reja në BE në mënyrë që të zvogëlojë burokracinë. Kjo do të thotë që unanimiteti nuk do të jetë i nevojshëm për çdo hap teknik për secilin vend kandidat... Unanimiteti do të kërkohet për procesin përfundimtar të pranimit, por ndërkohë, marrëdhëniet e tensionuara dypalëshe do të zvogëlohen dhe vendimet do të mund të merren në mënyrë më neutrale", theksoi Plakolm.

Ajo sqaroi se bëhet fjalë për shumicë të kualifikuar për hapa teknikë, po përmendi se nevoijitet vullnet politik që të marër jetë kjo nismë.

Grashiç u ndërlidh se edhe Sllovenia, sikur edhe Austria iniston që Maqedonia e Veriut sa më shpejt të hyjë në BE.

"Zgjerimi i BE-së mbetet edhe më tej prioriteti ynë, para se gjitash, për shjaj të dinamikave gjeopolitike. Insistojmë që edhe Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së deri në vitin 2030 dhe e kuptojnë zhgënjimin", theksoi Grashiç.

Ajo shtoi se vendi i saj është një nga ata që e kanë ngritur nismën për vendosje të shumicës së kualifikuar për çështje teknike

Sqaroi se Sllovenia, Gjermania, Austria dhe Italia i kanë dërguar letër kryetarit të Këshillit Evropian, Antonio Koshta për ngritje të nismës për thjeshtësimin e procesit për vendimmarrje, e cila është mbështetur nga 16 anëtare.

Grashiç shtoi se janë ftuar edhe anëtaret e tjera që të kyçen dhe të shprehin kënaqësi që Koshta dhe liderët diskutojnë për të. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR