• e martë, 24 dhjetor 2024

PK Mali Sharr: Qeveria t'i ndërpres kontratat për dy hidrocentralet e vogla Pena 84 dhe Pena 85

PK Mali Sharr: Qeveria t'i ndërpres kontratat për dy hidrocentralet e vogla Pena 84 dhe Pena 85

Tetovë, 12 shtator 2023 (MIA) - Parku kombëtar Mali Sharr deri te Qeveria dërgoi kërkesë zyrtare për ndërprerjen e kontratave për ndërtimin e dy hidrocentraleve të vogla Pena 84 dhe Pena 85.

"Me qëllim të parandalimit të dëmtimeve nga projektet infrastrukturore që mund të kenë pasoja afatgjata në natyrë në zonat e mbrojtura dhe Parkun Kombëtar Mali Sharr, presim që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut të gjejë zgjidhje për të ndërprerë kontratat për Penën 84 dhe Penën 85, dhe të gjitha procedurat e tjera për ndërtimin e hidrocentraleve të vogla në zonat e mbrojtura do të ndërpriten menjëherë", thonë nga institucioni publik.

Të punësuarit në park elaborojnë se lugina e lumit Pena, ku është paraparë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla Pena 84 dhe Pena 85, njëheri është edhe pjesë e rajoneve të ardhshme Natyra 2000 dhe Emerald, të vendosura përmes mekanizmit të Konventës për mbrojtje të botës së egër dhe vendbanimeve natyrore në Evropë, Konventa e Bërnit.

Në këtë moment në Parkun kombëtar, operative janë 13 hidrocentrale të vogla, ndërsa një ka përfunduar, por ende nuk është operative. bsh/

IK PK Mali Sharr

QËNDRONI TË LIDHUR