• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjesa veriperëndimore e BeH-së ende e kapluar nga vërshimet, gjendje e jashtëzakonshme në disa qytete

Pjesa veriperëndimore e BeH-së ende e kapluar nga vërshimet, gjendje e jashtëzakonshme në disa qytete

Sarajevë, 17 maj 2023 (MIA0 - Pjesa veriperëndimore e Bosnjë e Hercegovinës është më e rrezikuar nga vërshimet, ndërsa në disa qytete në atë pjesë të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në Kostajnicë dhe Novi Grad në Republikën Sërpska, si dhe në Bihaq, Bosanska Krupa, Sanksi Most, Cazin dhe Velika Klladusha në Federatën e BeH-së.

Drejtoria për mbrojtje civile e RS-së sot kumtoi se ekipe specialiste të drejtorisë janë angazhaur nhë Kozarska Dubica, Kostajnicë, Novi Grad, por edhe në Gradishka dhe Prijedor për t'iu ofruar ndihmë rajoneve të rrezikuara nga vërshimet.

Më e keqe është gjendja në Novi Grad ku uji hyri në rreth 40 ndërtesa banimi, ndërsa janë evakuuar 23 persona. Mësimi në shkollat fillore dhe të mesme është ndërprerë, transmeton Beta.

Në Rs është vërshuar edhe autostrada "9 Janari" nga Banja Lluka deri në Doboj.

Në Federatën e BeH-së, gjendja është mëe  keqe në Bosanska Krupa, ku niveli i lumit Una është më i larti deri më tani i matur në atë vend. Ende nuk dihet numri i saktë i ndërtesave të vërshuara, por një numër i madh i amvisërive janë evakuuar.

Mbi 800 ndërtesa banimi janë rrethuar nga uji dhe nuk ka qasje drejt tyre.

Në Bihaq janë vërshuar mbi 200 ndërtesa, ndërsa lagjja Pokoj është shkëputur nga qyteti.

Kryeministri i Federatës së BeH-së, nermin Nikshiq deklaroi se qeveria e entitetit Bosnjë e Hercegovinë ka ndarë 500.000 marka konvertibile (rreth 250.000 euro) për kantonin e Unës-Sanës, goditur nga vërshimet. ab/

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR