Pjesa lindore e vendit mbulohet nga bora
- Rajoni i Maleshevisë dhe Pijanecit sot në mëngjes është nën mbulesën e borës e cila është më e shprehur në viset më të larta. Në qytetin e Dellçevës dhe fshatrat përreth sipërfaqja e borës është minimale, ndërsa reshje bore sot ka pasur edhe në komunat Makedonska Kamenicë, Berovë dhe Pehçevë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:00, 11 nëntor, 2024
Dellçevë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Rajoni i Maleshevisë dhe Pijanecit sot në mëngjes është nën mbulesën e borës e cila është më e shprehur në viset më të larta. Në qytetin e Dellçevës dhe fshatrat përreth sipërfaqja e borës është minimale, ndërsa reshje bore sot ka pasur edhe në komunat Makedonska Kamenicë, Berovë dhe Pehçevë.
"Rrugët janë të kalueshme, ndërsa komunikacioni për momentin po zhvillohet pa probleme. Apelojmë që të respektohet sinjalizimi në komunikacion dhe të respektohen kushtet e rrugës", theksuan nga njësia rajonale "Rrugët e Maqedonisë".
Nga institucionet arsimore të Dellçevës bënë të ditur se transportuesit që lëvizin deri te shkollat në zonat rurale me kohë e kanë përmbushur obligimin e tyre.
Për momentin në rajonin e Dellçevës më së shumti borë ka rënë në malin Golak, në fshatin Trabotivishtë, si dhe në zonën e fshatit Xvegor afër vendkalimit Dellçevë.
Foto: MIA