• e hënë, 08 korrik 2024

Pjesëtarët e ushtrisë do të marrin pjesë në stërvitjen "PLATINUM WOLF 23" në Serbi

Pjesëtarët e ushtrisë do të marrin pjesë në stërvitjen

Shkup, 6 qershor 2023 (MIA) - Pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në stërvitjen “PLATINUM WOLF 23” në Republikën e Serbisë.

Vendimin për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë e ka marrë Qeveria në seancën e sotme.

"Kjo stërvitje, sipas informacioneve të Ministrisë së Mbrojtjes, organizohet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Serbisë, ndërsa në të do të marrin pjesë Forcat e Armatosura të Republikës së Greqisë, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Bosnje e Hercegovinës, Republikës së Rumanisë, Republikës së Hungarisë,Mbretërisë së Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës", theksohet në kumtesën nga shërbimi për shtyp i qeverisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR