• e hënë, 23 dhjetor 2024

Pjesëtarë të komunitetit turk në Shkup festojnë fitoren e presidentit Erdogan

Pjesëtarë të komunitetit turk në Shkup festojnë fitoren e presidentit Erdogan

Shkup, 28 maj 2023 (MIA) - Pjesëtarë të komunitetit turk në vend sonte në Shkup kanë festuar fitoren e presidentit aktual të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan i cili shpalli fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Të organizuar me automjete dhe flamuj turk, pjesëtarë të komunitetit turk në vend lëvizën nëpër zonën qendrore të qytetit.

TRT bëri të ditur se pas 97,9 për qind të votave të numëruara, Erdogani kryeson me 52,14 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij nga radhët e opozitës Kemal Kiliçdaroglu mori 47,86 për qind të votave.

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR