• e premte, 05 dhjetor 2025

Pirs-Musar: Vetëm SHBA-ja mund ta ndalin Netanjahun

Pirs-Musar: Vetëm SHBA-ja mund ta ndalin Netanjahun

Bled, 2 shtator 2025 (MIA) - Vetëm SHBA-ja mund ta ndalë kryeministrin izraelit, Benjamin netanjahu dhe krizën humanitare në Rripin e Gazës, deklaroi sot presidentja sllovene, Natasha Pirs Musar.

"Slovenia është vend evropian, prijëse në mbështetjen për Palestinën prej fillimit të luftës në Rripin e Gazës. E njohi shtetësinë palestineze, vendosi embargo për ekport të armëve në Izrael dhe import të produkteve nga lagjet ilegale në territoret e okupuara dhe shpalli dy ministra të së djathtës ekstreme në qeverinë izraelite për 'persona non grata'", tha Pirs -Musar në Forumin e sigurisë në Bled.

Ajo, një ditë më parë, bëri thirrje që edhe Kroacia ta njohë Palestinën, duke thënë se ky është vendimi i vetëm i rëndësishëm nëse mbështetet zgjidhja për dy shtete.

Në panelin në Forumin strategjik të Bledit, presidentja sllovene sot tha se, sipas rergullit, çdoherë tenton ta shohë dritën në fund të tunelit, por se "nuk është aspak optimiste në lidhje me Palestinën".

Pirc-Musar tha se si juriste, mbetet pa fjalë kur sheh se sa nuk respektohet e drejta humanitare dhe se për shkak të aktakuzës kundër liderëve izraelitë SHBA-ja i sanksionoi anëtarët e Gjykatës ndërkombëtare penale, institucion i rëndësishëm për të cilin Uashingtoni ndohmoi të ndërtohet.

SHBA-ja është e vetmja që mund t andalë Netanjahun, theksoi presidentja sllovene dhe pyeti përse BE-ja nuk bisedon për atë me administratën amerikane.

Si është e mundur të jemi të rreptë dhe të bashkuar në një luftë, ndërkaq aq të pavendosur në një tjetër që dhemb, tha ajo, duke folur për agreisonin rus ndaj Ukrainës.

Një ditë më parë, gjatë fjalimit në hapjen e Forumit strategjik të Bledit, Pirs Musar pyeti përse bota reagoi  ndaj Srebrenicës, ndërkaq heshtë për Gazën.

Qëndrimi ynë ndaj Gazës tregon se kush jemi, ai është simbol i qëndrimit tonë ndaj krimeve në mbarë bitën, tha ajo dje, duke paralajmëruar se heshtja për katastrofën humanitare në enklavën palestineze e privon Evropën nga legjitimiteti për të folur për konflikte të tjera. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR