• e martë, 26 nëntor 2024

Pioli i hutuar nga dëmtimet e shumta në Milano

Pioli i hutuar nga dëmtimet e shumta në Milano

Milano, 12 nëntor 2023 (MIA)  - Lojtari më i mirë i Milanit, Rafael Leo është lënduar në ndeshjen e djeshme me Leçen  në xhiron e 12-të të Serisë A. Anësori u zëvendësua në minutën e 10-të për shkak të lëndimit. 

 Gjithashtu, pas pjesës së parë, mbrojtësi David Kalabria nuk ka mundur të luajë më tej për shkak të lëndimit.

Që nga fillimi i sezonit në Milano janë evidentuar 16 lëndime të mujskujve. Këtë  e komentuar Stefano Pioli në një konferencë për shtyp pas barazimit me Leçen (2:2).

 "Në të  vërtetë kemi lëndime shumë të ngjashme dhe, sinqerisht, nuk mund të gjej një shpjegim për këtë. Nuk mund të jetë më vetëm fat i keq. Me lojëra kaq të shpeshta rritet niveli i stresit fizik dhe mendor dhe kjo mund të ndikojë te lojtarët", tha kryetrajneri i Milanit.

 Milani pas 12 xhirove ka 23 pikë dhe për momentin është i treti në renditjen e ligës.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR