• e martë, 26 nëntor 2024

Pinto: Venezuela planifikon që këtë vit t'i bashkohet BRIKS-it

Pinto: Venezuela planifikon që këtë vit t'i bashkohet BRIKS-it

Karakas, 26 prill 2024 (MIA) - Venezuela tashmë këtë vit planifikon t'i bashkohet grupit të vendeve BRIKS dhe tashmë konsiderohet pjesë e kësaj organizate, deklaroi sot shefi i diplomacisë, Ivan Hill Pinto. 

"Venezuela ndjehet si pjesë e BRIKS-it dhe po punon që së shpejti të bëhet anëtare e plotfuqishme", tha Pinto në konferencën për mediat në Karakas, të cilën Qeveria e Venezuelës e ka organizuar së bashku me Ambasadën ruse, raportojnë mediat ruse. 

Ministri shtoi se BRIKS-i "nuk është militarist dhe agresiv dhe nuk e imponon vullnetin e tij ndaj të tjerëve".

Pinto e karakterizoi BRIKS-in si një grup "të drejtë, reciprokisht komplementar" dhe një aleancë e dobishme, që i duhet Venezuelës.

BRIKS është themeluar në vitin 2006 dhe që atëherë dy herë është zgjeruar, ndërsa aktualisht ka 10 anëtare. Në vitin 2011, Afrika e Jugut iu bashkua vendeve themeluese Brazilit, Rusisë, Indisë dhe Kinës. Gjashtë vende - Argjentina, Egjipti, Etiopia, Irani, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe - u ftuan t'i bashkoheshin BRIKS-it vitin e kaluar, por Buenos Airesi më vonë njoftoi se nuk do të bëhet pjesë e grupit. qa

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR