• e premte, 05 dhjetor 2025

Pinjo: Nuk ka konflikt interesi në pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit Evropian në ngjarjet partiake

Pinjo: Nuk ka konflikt interesi në pjesëmarrjen e anëtarëve të Komisionit Evropian në ngjarjet partiake

Bruksel, 30 prill 2025 (MIA) - Komisioni Evropian nuk sheh ndonjë konflikt interesi në pjesëmarrjen e anëtarëve të tij në cilësinë e tyre si eurokomisarë në tubime ose takime partiake, deklaroi sot zëdhënësja e KE-së, Paula Pinjo në pëgjigjen e pyetjes për atë nëse pjesëmarrja e anëtarëve të Kolegjit të Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (PPE) në Valencia nuk bie ndesh me Marrëveshjen për funksionimin e BE-së dhe Kodin e sjelljes.

"Çdo qenie njerëzore ka ideologjitë e veta, pikëpamjet e veta dhe mund t'i mbrojë ato. Ajo që pritet nga Marrëveshja (për BE-në) është të bëhet në mënyrë transparente dhe të paanshme, por pa devijuar nga pikëpamjet e tua. Kështu që nuk shoh asnjë konflikt në këtë", shtoi Pinjo. 

 Ajo shtoi se të gjithë anëtarët e Komisionit Evropian të pranishëm në Kongresin e PPE-së me siguri anëtarë të partisë, por përveç pjesëmarrjes në tubim, kanë edhe takime të tjera me përfaqësues kombëtar spanjollë dhe lokalë. 

Zëdhënësi i KE-së për buxhet, Balazh Ujvari njoftoi se të gjithë 10 anëtarët e Komisionit Evropian të cilët marrin pjesë në Kongresin e PPE-së në Valencia janë të pranishëm atje në cilësinë e tyre si eurokomisar. 

"Ekzistojnë dy skenare për pjesëmarrje të anëtareve të Komisionit në këto lloj ngjarjesh politike. Ata ose marrin pjesë si delegatë në cilësinë e tyre si anëtarë të partisë dhe në këtë rast, sigurisht, misioni i tyre nuk mund të konsiderohet një mision zyrtar i Komisionit dhe nuk mund të mbulohet nga buxheti i Komisionit. Ose, përsëri, marrin pjesë kryesisht në cilësinë e komisionerëve dhe zhvillojnë një sërë takimesh dhe aktivitetesh politike", deklaroi Ujvari në përgjigjen e pyetjes i cili mbulon shpenzimet e anëtarëve të Kolegjit të komisarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të pranishëm në Kongresin e PPE-së në Valencia.  

Kur bëhet fjalë për bashkëpunëtorët e tyre, sipas Ujvarit, derisa anëtari i KE-së merr pjesë në të tilla ngjarje në cilësinë e tij si eurokomisar, mund të shoqërohet nga një anëtar i stafit të tij, i cili e ndihmon në punën dhe aktivitetet e tij. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR