• e diel, 02 shkurt 2025

Pinjo: Fon der Lajen mbështetë shpenzime më të mëdha për mbrojtjen, por nuk përmendi shkurtime të pensioneve dhe ndihmës sociale

Pinjo: Fon der Lajen mbështetë shpenzime më të mëdha për mbrojtjen, por nuk përmendi shkurtime të pensioneve dhe ndihmës sociale

Bruksel, 17 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen e mbështetë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, por asnjëherë nuk ka përmendur shkurtim të mjeteve për sfera të tjera, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e KE-së, Paula Pinjo.

"Kryetarja disa herë publikisht tha se angazhohet për rritje të shpenzimeve për mbrojtjen me qëllim që me të vërtetë të jemi të sigurt se mund të tregojmë qëndrueshmëri më të madhe lidhur me mbrojtjen individuale, por ajo nuk u deklarua nëse kjo do të thoshte, nëse do të thishte, shkurtim në disa sfera", tha Pinjo në përgjigje të pyetjes për qëndrimin e Fon der Lajenit për idenë e sekretarit të prëgjithshëm të NATO-s, Mark Rute për ridedikimin e "një pjese të vogël" të mjeteve të parapara për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje sociale për nevojat e mbrojtjes.

Pinjo theksoi se më shumë hollësi rreth shpenzimeve në mbrojtje do të ketë në "librin e bardhë për mbrojtjen", publikimi i të cilit është paraparë gjatë 100 ditëve të para të mandatit të Komisionit të tanishëm evropian, përkatësisht nga fillimi i marsit.

"Aty do të kemi më shumë njohuri. Përgatitja e tij është në rrjedhë dhe me siguri do të japë përgjigje në këto pyetje", shtoi Pinjo.

Gjatë takimit të përbashkët në Parlamentin evropian me anëtarët e Komitetit për punë të jashtme (AFET), të Nënkomitetit prë siguri dhe mbrojtje (SEDE) dhe Delegacionit për marrëdhënie me Asamblenë parlamentare të NATO-s të hënën, Rute u bëri thirrje eurodeputetëve t'i mbështesin përpjekjet për rritje të shpenzimeve për mbrojtje, duke potencuar se siguria e Evropës do të jetë shumë më e madhe vetëm nëse një pjesë e vogël e mjeteve që tani shpenzohen për pensione dhe mbrojtje shëdnetësore dhe sociale do të ridedikoheshin për sigurim të një mbrojtje shumë më të fuqishme.

"Investimet në mbrojtjen tonë janë investime në sigurinë tonë dhe sigurinë e fëmijëve dhe nipërve tanë", theksoi Rute. ab/

Foto: МIА Arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR