• e premte, 05 dhjetor 2025

Pinjo: BE-ja duhet të ndërmarrë përgjegjësi për mbrojtjen e vet

Pinjo: BE-ja duhet të ndërmarrë përgjegjësi për mbrojtjen e vet

Bruksel, 5 shtator 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian punon në ndërtimin e rezistencës së vet përmes përforcimit të kapaciteteve të veta, deklaroi sot zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për të komentuar vendimin e SHBA-së për ndërprerje të financimit lidhur me trajnimin ushtarak të disa vendeve nga Evropa.

"Përderisa e përforcojmë mbrojtjen e Ukrainës, duhet të ndërmarrim përgjegjësi më të madhe edhe për mbrojtjen tonë dhe kjo është ajo që tashmë me muaj po punojmë me vendosmëri. Kjo qëndron edhe prapa Planit për industrinë mbrojtëse prej 800 miliardë euro dhe prapa Instrumentit për furnizim të përbashkët SAFE, që në mundëson t'i ndërtojmë kapacitetet kyçe tëcilat i nevojiten Evropës, të lidhura, për shembull, me mbrojtjen kundërajrore dhe raketore, dronët dhe mbrojten kibernetike", tha Pinjo, pa e përmendur SHBA-në apo vendimin e saj.

Punji shtoi se edhe qëllimi i vizitës së kryetares së Komisionit Evropian, Ursulla fon der Lajen fundjavën e kaluar në vendet anëtare të cilat ndodhen në kufirin lindor të BE-së, ishte që të shihet se çfarë mund të bëjë Unioni për ta "mbuluar mungesën e përmendur" në financimin e programeve për mbrojtje.

"Ne e kuptojmë mbrojtjen shumë seriozisht. Dhe jo vetëm që e kuptojmë seriozisht, por ndërmarrim edhe shumë masa konkrete. Ky është qëllimi i përpjekjeve tona për t'i rritur shpenzimet tona për mbrojtjen dhe për kapacitetet tona mbrojtëse", theksoi Pinjo.

Kur bëhet fjalë për trajnimin, sipas saj, BE-ja punon në sigurimin e saj, para së gjithash për Ukrainën, por edhe për vendet anëtare, si pjesë e përforcimit të kapaciteteve të tyre mbrojtëse. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR