• e martë, 24 dhjetor 2024

Pikëpagesa plotësisht të digjitalizuara deri në hyrjen në BE, paralajmëron Mariçiq

Pikëpagesa plotësisht të digjitalizuara deri në hyrjen në BE, paralajmëron Mariçiq

Bruksel, 15 mars 2023 (MIA) - Qëllimi ynë është që deri në anëtarësimin në BE të kemi digjitalizim të tërësishëm në pikëpagesat në vend, deklaroi sot në Bruksel zëvendës kryeministri i obliguar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Qëllimi është që të harmonizohemi me këtë politikë, e kjo do të thotë se deri në anëtarësimin në BE të kemi digjitalizim të plotë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë njerëz të punësuar, por se mënyra në të cilën do të paguhet taksa për rrugë do të jetë e digjitalizuar", tha Mariçiq.

Фото: МИА

Ai theksoi se është me rëndësi që rrjeti tërësisht të funksionojë dhe taksa për rrugë të mund të paguhet si dhe në shtete tjera, ku zakonisht ajo paguhet në hyrje të shtetit dhe pastaj vlen për tërë shtetin.

"Kjo nuk do të thotë se do të hiqen pikëpagesat, as të largohen të punësuarit. Modernizohet mënyra në të cilën paguhet, e cila duhet të jetë pa pengesa dhe të mos shkaktojë tollovi. Qëllimi është që në rrugë të mos ketë tollovi dhe biznesi, udhëtimet dhe turizimi të zhvillohen pa pengesa", shtoi Mariçiq në Bruksel, ku merr pjesë në skrining takimin sqarues për Klasterin 4 - Agjenda e gjelbër dhe Lidhja e qëndrueshme.

Në korrik të vitit 2019 në pikëpagesën në pjesën e Korridorit 10, që kalon në shtet, është vendosur sistem elektronik për pagesë, ndërsa në vijim është modenrizimi me vendosjen e sistemit të tillë në pikëpagesat Milladinovc, Gllumovë, Zhelinë, Tetovë dhe Gostivar në Korridorin 8. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR