• e diel, 22 dhjetor 2024

Petrovska: Vazhdon rinovimi i pjesës para Qendrës për stërvitje në ujë në Ohër

Petrovska: Vazhdon rinovimi i pjesës para Qendrës për stërvitje në ujë në Ohër

Ohër, 9 mars 2024 (MIA) - Rinovimi i pjesës për mjetet lundruese para Qendrës për stërvitje në ujë të ARM-së në Ohër do të vazhdojë, pasi për këtë janë marrë të gjitha mendimet pozitive nga institucionet kompetente se kjo nuk ka ndikim negativ në mjedisin jetësor, tha ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Petrovska e cila sot ka qenë në Ohër, për mediat theksoi se ankorimi që përdoret për mjete lundruese të Ministrisë dhe subjekteve tjera, pritet që të jetë gati për 45 ditë, konform kontratës së lidhur me kontraktorin.

Ministrja theksoi se pas një kontrolli të gjendjes më shumë se një vit më parë është konstatuar se ankorimi është në gjendje jo të mirë dhe përdorimi i tij në një situatë të tillë përbën rrezik për të gjithë ata që e përdorin.

Prandaj, Ministria e Mbrojtjes realizoi furnizim publik për rindërtimin e ankorimit, është zgjedhur ofertuesi më i mirë, por për shkak të komenteve të një organizate joqeveritare se rindërtimi do të ndikojë negativisht në mjedisin jetësor dhe ekosistemin ku ndodhet Qendra e stërvitjes ujore të ARM-së, rikonstruimi është ndërprerë.

"Iu drejtuam Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Drejtorisë për mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe UNESKO-s, të cilët pas mbikëqyrjes së dokumentacionit dhe raportit për mbrojtjen e mjedisit jetësor, konstatuan se nuk ka asnjë rrezik për mjedisin jetësor dhe morëm leje për të vazhduar me rikonstruimin", ka thënë Petrovska duke shprehur bindjen se projekti do të realizohet në afatin e paraparë.

foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR