• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Treguam se NATO nënkupton edhe bashkëpunim më të fortë në mbrojtje, nënshkruam Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh të mbrojtjes me Portugalinë

Petrovska: Treguam se NATO nënkupton edhe bashkëpunim më të fortë në mbrojtje, nënshkruam Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh të mbrojtjes me Portugalinë

Shkup, 11 shtator 2023 (MIA) - Sot është një ditë e rëndësishme për ministritë tona dhe për bashkëpunimin tonë, sepse për herë të parë nënshkruam një Marrëveshje për bashkëpunim dypalësh në mbrojtje ndërmjet aleatëve Maqedonia e Veriut dhe Portugalia dhe me këtë treguam se NATO nënkupton edhe bashkëpunim më të fortë në mbrojtje, sepse kemi një qëllim të përbashkët, unik, tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, në konferencën e sotme për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjes me ministren e Mbrojtjes së Portugalisë, María Helena Kareiras, e cila është në vizitën e saj të parë zyrtare në vend.

Petrovska shtoi se për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e dy forcave të armatosura do t'i përkushtohen bashkëpunimit dhe konsultimit intensiv në fushën e politikës së sigurisë, operacioneve paqësore, trajnimeve dhe edukimit të përbashkët, si dhe do të punojnë në mbrojtjen e mjedisit jetësor në kontekst të aktiviteteve të ushtrisë.

Ministrja e Mbrojtjes e Portugalisë, María Helena Kareiras, deklaroi se si partnere në Aleancë, ajo beson me vendosmëri se qëllimet e përbashkëta në siguri dhe mbrojtje mund të arrihen vetëm përmes forcimit të aleancave, një ide, siç theksoi,  u riafirmua sot me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunimin në mbrojtje mes vendeve tona.

Kjo marrëveshje do të shërbejë si një gur themel për zhvillimin e marrëdhënieve tona. Do të doja të theksoja disa fusha të bashkëpunimit që synojmë t'i zhvillojmë, siç e përmendët ju, duke përfshirë konsultimet e rregullta politiko-strategjike, angazhimet paqeruajtëse, stërvitjet ushtarake, bashkëpunimin në fushën e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes, sigurinë kibernetike, industritë e mbrojtjes, agjenda e grave, paqja dhe siguria, si disa nga fushat ku mund të punojmë në të ardhmen. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR