• e martë, 24 dhjetor 2024

Petrovska: Siguria e përforcuar është përfitim kyç nga anëtarësimi ynë në NATO

Petrovska: Siguria e përforcuar është  përfitim kyç nga anëtarësimi ynë në NATO

Shkup, 4 prill 2023 (MIA) - Në suaza të shënimit të përvjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Ditës së sotme të NATO-s - 74 vite nga formimi i aleancës më të madhe ushtarake politike e sigurisë në botë, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska filloi cikël të dialogjeve akadmeike me studentët dhe shtresën akademike në bashkëpunim me universitetet shtetërore.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, dialogu i sotëm i parë u realizua në Universitetin "Goce Dellçev" në Shtip në temën "Ndikimi i ngjarjeve gjeopolitike, paradigma e re e sigurisë dhe koncepti strategjik i NATO-s 2030 - mundësi dhe sfida", në të cilin ministrja Petrovska e shprehi kënaqësinë e vet të bisedojë me ata të cilët në të ardhmen do të jenë pjesë bartëse e sistemit të shtetit dhe shtoi se dera e Minsitrisë së Mbrojtjes dhe Armatës çdoherë është e hapur për kuadrot e reja për të cilët beson se duhet të mbeten këtu në shtetin tonë.

Petrovska në bisedën me studentët foli për prëfitimet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.

"Ekzistimi 74-vjeçar, tregon se kjo organizatë ka aftësi të adaptohet ndaj sfidave. Përfitimi kyç nga anëtarësimi ynë në NATO është siguria e përforcuar që e kemi. Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e sistemit kolektiv të mbrojtjes së Aleancës, ndërsa në NATO vlen rregulla se, kur jeni në NATO asnjëherë nuk jeni vetëm. Kjo do të thotë se mund të mbështetemi tek partnerët tanë të vendeve - anëtare të aleancës të cilët do të na ndihmojnë atëherë kur na nevojitet më së shumti, por ajo që është më me rëndësi, është se gjatë procesit dhe veprimit dhe tani pasi që jemi vend anëtar i NATO-s se ata na ndihmojnë t'i përforcojmë kapacitetet tona për mbrojtje", tha Petrovska.

Ajo theksoi se mbrojtja e cila është një prej shtyllave të çdo shteti ka rol kyç në procesin e inkuadrimit edhe në Bashkimin Evropian. 

"Duke e ndërtuar mbrojtjen ne e ndërtojmë të tashmen, por akoma më me rëndësi investojmë në të ardhmen e shtetit, potencoi minsitrja Petrovska dhe shtoi se ndërtimi i rezistencës posaçërisht nga kërcënimet hibride mes të cilave edhe dezinformatat është diçka për çka edhe ne si shtet, por edhe Aleanca angazhohet fuqishëm dhe se mu transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve ndihmojnë në ndërtimin e rezistencës", tha minsitrja e Mbrojtjes.

Me studentët, ministrja Petrovska bisedoi për modernizimin e Armatës, luftën në Ukrainë, dhe u prëgjigj në pyetjet e studentëve lidhur me arkitekturën evropiane të sigurisë.

Gjatë vizitës së sotme në Shtip, ministrja Petrovska e vizitoi edhe kazermën e Shtipit "Jane Sandanski", ku u organizua "Ditë e hapur për qytetarët", të cilët prej së afërmi mund të njiheshin me specifikat e profesionit ushtarak dhe t'i ndjekin stërvitjet ushtarako-treguese të cilat  u realizuan nga pjesëtarë të Armatës. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR