• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Së bashku me aleatët mbetemi solidar me Ukrainën

Petrovska: Së bashku me aleatët mbetemi solidar me Ukrainën

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Ukrainën që nën udhëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes së SHBA-së, Lojd Ostin po mbahet në Ramshtajn të Gjermanisë. 

Në takimin në të cilin marrin pjesë mbi 35 ministra të Mbrojtjes dhe përfaqësues të lartë të vendeve - anëtarë të NATO-s dhe vendeve partnere, ministrja Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut është e vendosur në mbështetjen e saj për Ukrainën dhe qytetarët ukrainas të cilët luftojnë për sovranitetin dhe pavarësinë e tyre. 

"Maqedonia e Veriut solidarizohet me Ukrainën dhe qytetarët e saj. Ministria e Mbrojtjes vazhdon që të jap mbështetjen e saj në përputhje me vendimet e Qeverisë dhe kërkesat nga ana ukrainase. Në fazën finale janë përgatitjet për zbatimin e trajnimit për Forcat e armatosura të Ukrainës dhe dua të theksoj se ne po shqyrtojmë mundësi shtesë për stërvitje në vendin tonë në të ardhmen e afërt. Jemi të bindur se nuk ka alternativë për mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën", ka thënë Petrovska duke shtuar se respektimi i parimeve të rendit juridik ndërkombëtar është imperativ, veçanërisht kur Evropa përballet me kërcënime të sigurisë. Vetëm me përpjekje të përbashkëta dhe vendosmëri për respektimin e këtyre parimeve mund të kemi paqe dhe stabilitet afatgjatë", nënvizoi ministrja.

Takimin e Grupit të Kontaktit të Ukrainës e hapën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lojd Ostin, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Rustem Umerov dhe Sekretarja e Shtetit në Ministrinë gjermane të Mbrojtjes, Zimtje Moler.

Grupi i Kontaktit përbëhet nga mbi 50 vende që nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës koordinojnë përpjekjet e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Ukrainën. qa/

Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR