• e martë, 24 dhjetor 2024

Petrovska: Rishkimi i vendimit për bashkimin e koncesioneve Illovicë - Shtuka nuk është dobësi e ministrave, por do të dëshmojnë dinjitet se dinë të korrigjohen

Petrovska: Rishkimi i vendimit për bashkimin e koncesioneve Illovicë - Shtuka nuk është dobësi e ministrave, por do të dëshmojnë dinjitet se dinë të korrigjohen

Shkup, 17 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska pret në seancën e nesërme të Qeverisë, sërish të shqyrtohet vendimi për bashkimin e koncesioneve për Illovica - Shtuka.

Ajo në pjesëmarrjen e sotme në edicionin veror të magazinës debatuese "Click Plus" në TV21 lidhur me këtë çështje tha se nuk shikon asgjë kontestuese nëse kontatohet se për ndonjë vendim që Qeveria, si organ kolektiv e ka marrë duhet pasur revizion.

"Kjo nuk është dobësi e ministrave, përkundrazi është dëshmi e dinjitetit të tyre se dinë të korrigjohen. Pres në seancën e nesërme të Qeverisë, siç ishte diskutuar, sërish të hapet kjo pikë", shton Petrovska.

Në pyetjen nëse vlerëson se janë gënjyer nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, Petrovska potencon se kjo është fjalë e rëndë dhe se më i rëndësishëm është virtyti i tyre rreth asaj që të kërkohet rishikimin i vendimit.

"Ajo që është shumë e rëndësishme është reagimi im dhe reagimi i kolegëve që ishim, ndërsa ata janë kolegu Spasovski dhe kolegia Shukova, kuptohet edhe prania e dy ministreve në protestën gjegjësisht dëshmon se ne vërtetë e dëgjojmë reagimin e opinionit", thotë ministrja e Mbrojtjes, Petrovska.

Në protestën e aktivistëve dhe qytetarëve të Strumicës të shtunën kundër vendimeve të gjykatave dhe Qeverisë për bashkimin e koncesioneve për shfrytëzimin e burimeve minerale në lokalitetet në komunën Bosillovë dhe Novosellë për hapjen e minierës morën pjesë edhe ministrat në Qeveri, u theksuan kërkesat për ndërprerje të koncesioneve, si dhe vendosja e përgjegjësisë për të gjithë ata që kontribuan në mundësinë e hapjes së minierës në Strumicë. Në reagimin e, "Euromaks resources" vlerësuan se vetëm me një dialog konstruktiv dhe prezantim të fakteve në mënyrë profesionale do të adresohen në mënyrë adekuate të gjitha shqetësimet.

 

QËNDRONI TË LIDHUR