• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Partneriteti me Gardën Kombëtare të Vermontit na ka bërë më të fortë dhe më të sigurt

Petrovska: Partneriteti me Gardën Kombëtare të Vermontit na ka bërë më të fortë dhe më të sigurt

Shkup, 9 qershor 2023 (MIA) - Në prani të ministres së Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, guvernatorit të shtetit federal të Vermontit, Fil Skot dhe komandantit të Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneralmajorit  Gregori Najt në Berlington solemnisht u shënua 30 vjetori i partneritetit midis Armatës sonë dhe Gardës Kombëtare të Vermontit.

 "Duke parë pas, në tre dekadat e fundit, përkujtohemi në individë të panumërt të cilët i janë përkushtuar këtij bashkëpunimi me ekspertizën dhe profesionalitetin e tyre. I admiroj vizionarët, vendosmërinë dhe besimin e fortë në këtë partneritet, që bëhet më i fuqishëm. . Disa dekada më parë  luftonim me kriza të brendshme. Sot jemi një vend anëtar i NATO-s. Para disa vitesh kërkuam ndihmë urgjente. Sot Maqedonia e Veriut nuk është më pjesë e problemit, ajo është pjesë e zgjidhjes. Përmes këtij partneriteti po ndërtojmë kapacitetet tona kombëtare, i përmirësojmë procedurat tona, e modernizojmë armatën tonë, por më e rëndësishmja është se kemi ndërtuar një miqësi shumë të fortë", deklaroi Petrovska para të pranishmëve në pritjen solemne  me rastin  e 30 vjetorit jubilar.

 

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjenerali Vasko Gjurçinovski, siç theksojnë nga Ministria e Mbrojtjes, porositi se tri dekadat e kaluara janë shënuar nga bashkëpunimi i shkëlqyer, mirëkuptim të ndërsjellë dhe shkëmbim të ideve dhe përvojave. Garda Kombëtare e Vermontit, tha gjenerali Gjurçinovski, është më shumë se një partner i Armatës.

Në  solemnitet fjalim mbajti edhe komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjenerali Najt, i cili theksoi se pjesa më e rëndësishme e partneritetit është miqësia dhe se me padurim i pret   30 vitet e ardhshme në të cilat ky partneritet do të arrijë potencialin e tij të plotë. 

 

Во Берлингтон, Вермонт, во присуство на министерката за одбрана Славјанка Петровска, началникот на Генералштабот, генерал-потполковник Васко Ѓурчиновски, гувернерот на сојузната држава Вермон

Gjatë ditës së djeshme, Petrovska dje e vizitoi bazën ajrore të Gardës Kombëtare të Vermontit, si dhe Qendrën Operative për RasteUrgjente të Vermontit, ku realizoi takim me drejtoreshën e Qendrës, Erika Borneman.

Gjatë ditës do të mbahet ceremoni solemne dhe pritje nga ana e guvernatorit të Vermontit, Fil Skot, ku me ministren Petrovska do të nënshkruajnë deklaratë të përbashkët për partneritetin 30-vjeçar. Nëherësh, Petrovska do ta vizitojë edhe universitetin ushtarak "Norviç", që është akademia ushtarake më e vjetër private në SHBA dhe ku kadetët e Maqedonis së Veriut patën mundësi të avancojnë njohurinë e tyre. Në "Norviç", Petrovska do të realizojë takim me kryetarin e Universitetit, gjeneralmajor Mark Anarumo, me të cilin do të shqyrtohet mundësia për vazhdimin e bashkëpunimit. Petrovska do ta vizitojë edhe skuadronin e operacioneve kibernetike dhe batalionin për operacione informative. ar/

 Foto: Ministria e Mbrojtjes

 

QËNDRONI TË LIDHUR