• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska për vizitë të skautëve në kampin skaut nën moton "Arrit lartësitë" në Krushevë

Petrovska për vizitë të skautëve në kampin skaut  nën moton

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska mbrëmë në Krushevë vizitoi kampin e Unionit të Skautëve të Maqedonisë, i cili këto ditë nën moton "Arrit lartësitë", e organizoi Revistën e 13-të të Skautëve të Maqedonisë në të cilin morën pjesë rreth 800 skautë nga 16 shtete.

Skautistëve të rinj dhe adhuruesve të natyrës, ministrja Petrovska u uroi  për kultivimin e vlerave skautiste dhe ndërtimin e një bote pa paragjykime, stereotipa dhe diskriminim, ndërsa përfaqësuesve të Unionit të Skautëve të Maqedonisë  i porositi se Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojë të mbështesë aktivitetet që promovojnë shprehi dhe vlera të jetesës së shëndetshme. 

 

 Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut e kanë mbështetur organizimin e Revistës së 13-të të skautëve të Maqedonisë, programi i të cilit synon t'i mësojë adhuruesit e rinj të natyrës për shkathtësitë e ndryshme të jetës, qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm, kulturën dhe traditën.

Në Revistën e 13-të të Skautëve të Maqedonisë kanë marrë pjesë mbi 800 pjesëmarrës nga 16 shtete në Krushevë dhe rrethinë patën mundësinë të fitojnë aftësi dhe njohuri të reja skautuese, por edhe të njihen me bukuritë dhe traditat natyrore të Maqedonisë së Veriut.

 Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR