• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska për vizitë në Vermont, do të shënohet 30 vjetori jubilar nga partneriteti midis Armatës dhe Gardës Kombëtare të Vermontit

Petrovska për vizitë në Vermont, do të shënohet 30 vjetori jubilar nga partneriteti midis  Armatës  dhe Gardës Kombëtare të Vermontit

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneralnënkoloneli Vasko Gjurçinovski janë për vizitë të përbashkët në Gardën Kombëtare të Vermontit.

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes, në Vermont solemnisht do të shënohet 30-vjetori jubilar nga partneriteti ndërmjet Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, që ka një rëndësi të fortë dhe një kontribut të madh dhe pozitiv në transformimin e Armatës së Maqedonisë së Veriut. 

 "Partneriteti tredekadash me Gardën Kombëtare të Vermontit ka një kontribut thelbësor në zhvillimin e kapaciteteve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Përmes mundësisë për arsimim dhe trajnim ushtarak në kapacitetet e Gardës Kombëtare të Vermontit, pjesëtarët tanë kanë fituar aftësi praktike drejtpërdrejt nga Forcat e Armatosura të SHBA-së. Rreth 5.000 pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë së Veriut kanë kaluar në procesin  stërvitor dhe trajnimeve  të Gardës Kombëtare të Vermontit, duke rritur ndjeshëm nivelin e trajnimit dhe duke arritur standardet e NATO-s", thuhet në kumtesë.

 Gjatë vizitës në shtetin federal të Vermontit, Petrovska do të takohet edhe me guvernatorin e Vermontit, Fil Skot, me komandantin e Gardës Kombëtare, gjeneralin Gregori Najt,   kryetarin e Universitetit Norviç, gjeneralmajor Mark Anarumo, ndërsa do ta vizitojë edhe poligonin e trajnimit Itan Alen.

Ministrja Petrovska dhe gjenerali Gjurçinovski në poligonin ushtarak Itan Alen do ta përcjellin stërvitjen e përbashkët të ushtarëve të Maqedonisë së Veriut nga çeta e Mbrojtjes Biologjike dhe Kimike Atomike dhe Gardës Kombëtare të Vermontit, ndërsa do ta vizitojnë edhe bazën e Forcave Ajrore të Gardës Kombëtare të Vermontit dhe Qendrën Operative për Raste Urgjente të Vermontit. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR