• e hënë, 01 korrik 2024

Petrovska për vizitë në Universitetin "Norviç", kolegji më i vjetër ushtarak privat në SHBA

Petrovska për vizitë në Universitetin

Shkup, 10 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dhe delegacioni i Ministrisë dhe Armatës gjatë qëndrimit në shtetin federal amerikan Vermont, e vizituan edhe Universitetin "Norviç", i cili është edhe kolegji më i vjetër privat ushtarak në SHBA.

Siç bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes, gjatë vizitës  në “Norviç”, Petrovska është takuar me kryetarin e Universitetit, gjeneralmajor Mark Anarumo, me të cilin ka biseduar për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të suksesshëm mes Akademisë Ushtarake “Gjeneral Mihajllo Apostollski” dhe këtij universiteti. 

 

"Petrovska dhe Anarumo shprehën interesim për vazhdimin e praktikës së vendosur të shkëmbimit të kadetëve, për çka në të ardhmen duhet të nënshkruhet Marrëveshja e re Teknike ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë", informon Ministria e Mbrojtjes.

 

Në periudhën nga viti 2015 deri në vitin 2020, dhjetë kadetë të akademisë kanë kaluar nga një semestër në kuadër të Universitetit "Norviç, ndërsa kadetët e këtij Universiteti kanë qenë pjesë e Kampusit Veror të organizuar nga Akademia Ushtarake "Krivollak". ar/

 Foto: Ministria e Mbrojtjes 

 

QËNDRONI TË LIDHUR