• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Petrovska për ngjarjet në Kosovë: Mbështetje për KFOR-in dhe aktivitete në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në rajon

Petrovska për ngjarjet në Kosovë: Mbështetje për KFOR-in dhe aktivitete në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në rajon

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska përmes profilit të saj në Fejsbuk i dënoi incidentet në veri të Kosovës, ku në orët e hershme të mëngjesit u vra një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

"Mbështetje e fuqishme për incidentin që ndodhi sot në Kosovë dhe për të gjithë ata të cilët kontribuan që ai të ndodhë. Nga liderët bashkëkojorë politik pritet të sjellin paqe dhe prosperitet, dhe jo ndarje dhe konflikte. Mbështetje e plotë për KFOR-in dhe të gjitha aktivitetet e tyre të ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitteit në rajon", shkroi Petrovska në kumtimin në Fejsbuk.

Paraprakishtr, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e dënuan vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës në veri të Kosovës dhe i shprehën ngushëllime familjes së policit të vrarë dhe bënë thirrje për gjetje të shpejtë të kryesve dhe stabilizim të situatës.

Përfaqësuei i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel deklaroi se është e domosdoshme të konstatohen të gjitha faktet për sulmin në hyrje të fdhatit Banjska në komunën e Leposaviqit dhe se përgjegjësit për të duhet të nxirren para drejtësisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Policia e Kosovës e konfirmoi vrasjen e tre sulmuesve në veri të Kosovës, si dhe arrestimin e një pjesëtari të grupit dhe të katër të dyshuarve të tjerë tek të cilët janë gjetur aparate për radio-lidhje, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Nga policia, siç transmetojnë mediumet në Kosovë, informojnë edhe për zbulim të një sasie të konsiderueshme armësh, municioni dhe pajisje të llojllojshme. ab/

Foto: МIА Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR