• e shtunë, 19 tetor 2024

Petrovska: Një e treta e buxhetit të mbrojtjes nga 275 milionë euro rekorde dedikohet për modernizimin e Armatës

Petrovska: Një e treta e buxhetit të mbrojtjes nga 275 milionë euro rekorde dedikohet për modernizimin e Armatës

Shkup, 31 mars 2023 (MIA) - Një e treta e buxhetit të mbrojtjes, i cili këtë vit arrin rekord 275 milionë euro dedikohet për modernizimin e Armatës, informoi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Ministrja pasi që paraprakisht mbajti brifing me gazetarët, në të cilin detajisht i prezantoi projektin, mbajti pres-konferncë në kazermën "Ilinden" në Shkup, ku kumtoi se ministria furnizon automjete blinduese të tipit "JLTV Oshkosh". Sqaroi se një pjesë tashmë kanë ardhur, një pjesë do të arrijnë në disa raste tjera, si dhe furnizim i objekteve blinduese transporterë Stryker dhe sistem francez për mbrojtje antiraketore për lartësi të vogla MISTRAL 3.

Shtoi se është nënshkruar marrëveshje për furnizim të sistemit artilerik nga Turqia. Dy helikopterë transportues të Armatës MI-8, të cilët janë në fazë të remontimit në bashkëpunim me Çekinë.

"Modernizimi, për të cilin u informuat në detaje si nga shefi i Shtabit të përgjithshëm, ashtu edhe nga drejtori i Shtabit të përgjithshëm, mbulon disa projekte vjetore që ndryshojnë tërësisht imazhin e Armatës. Ne themi se Armata është në NATO, por NATO me standardet e saj, pajisjet më moderne dhe më të sofistikuara hyjnë në Ushtri. Siç informova në brifingun, jemi në fazën parafinale të analizës për blerjen e tetë helikopterëve shumëfunksionalë, për të cilët janë pranuar pesë oferta nga vende të ndryshme", theksoi Petrovska.

Theksoi se blerjet do të jenë në përputhje me parimin e marrëveshjes qeveri me qeveri, si garanci që marrëveshjet do të jenë pa dyshime të çdo lloji, përfshirë dyshimin për korrupsion.

Petrovska konsideron se në Armatë nuk ka vend për pajisje, e cila është prodhuar në vitin 1984 dhe e cila me vite qëndron vetëm si numër, ndërsa siç theksoi ajo në të vërtetë është me resurs të skaduar, sepse Armatës është në fazë të modenrizimit dhe pajisimit me armatim më të sofistikuar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse me ribalancim të buxhetit ekziston rrezik që projekte të caktuara të rrezikohen, ministrja tha se në asnjë mënyrë nuk do të mund të bëhen lëshime për atë që është filluar si projekt, sidomos kur bëhet fjalë garantimin e sigurisë së shtetit.

Kur bëhet fjalë për mbajtje të kuadrove, ajo bindi se Minstria angazhohet për krijim të kushteve për Armatën.

Shtoi se njëherit ministria e planifikon të njëjtën dhe me ligin e rij për të punësuar në Ministri, i cili është në fazë përfundimtare.

Lidhur me vendimin e fundit për dhurimin e 12 helikopterëve luftarak, të cilin Qeveria e ka marrë dy ditë më parë, ajo tha se të gjitha donacionet e deritanishme janë miratuar në bazë të mendimit të organit ekspert të Shtabit të përgjithshëm të Armatës dhe në përputhje me planet e parapara strategjike dhe planin afatgjatë të zhvillimit të aftësive mbrojtëse.

Shtoi se aleatët e njohën potencialin që ofron vendi si partner dhe si rezultat, në një vit miratuan dhe përkrahën pikërisht pajisjen dhe modernizimin e Armatës së Maqedonisë me mbi 135 milionë dollarë.

Gjenerali Simonovski, i pyetur nëse ushtria i përkrah donacionet për Ukrainën, theksoi se donacionet në fakt janë pajisje të vjetra dhe jo funksionale. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR