• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Petrovska nga Forumi i sigurisë në Varshavë: Investojmë në mbrojtje për një Maqedoni të Veriut më të sigurt, NATO më të fuqishme

Petrovska nga Forumi i sigurisë në Varshavë: Investojmë në mbrojtje për një Maqedoni të Veriut më të sigurt, NATO më të fuqishme

Shkup, 3 tetor 2023 (MIA) - Për Maqedoninë e Veriut prioriteti i parë është investimi në mbrojtjen dhe ndërtimin e kapaciteteve të Grupit të lehtë këmbësorik të batalionit si qëllimi ynë i NATO-s të aftësisë, ka theksuar ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanika Petrovska mëngjesin e sotëm në diskutimin e nivelit të lartë me temë "Evropa në luftë: Përforcim i mbrojtjes kolektive të NATO-s" në Varshavë.

Siç komunikoi Ministria e Mbrojtjes, Petrovska së bashku me kryesuesin me Komitetin ushtarak të Aleancës, admiralin Rob Bauer, ministri sllovak i mbrojtjes Marjan Sharec dhe ministri i forcave të armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Xhejms Hipi, me moderim të ish-komandantit të Armatës së SHBA-së për Evropën, integrimet evropiane të vendeve nga rajoni, bashkëpunimin rajonal, si dhe mbështetja për Ukrainën dhe ndikimi rus në këtë pjesë të Evropës.

"Çdo investim që e bëjmë në mbrojtje nuk është investim që e bëjmë vetëm sepse jemi vend-anëtar i NATO-s, por mbi të gjitha e bëjmë për të forcuar sistemin tonë të mbrojtjes kombëtare dhe sigurisht për të kontribuar në sistemin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Vitin e ardhshëm do të akordojmë 2 për qind të bruto prodhimit vendor për mbrojtjen, por është edhe më e rëndësishme që më shumë se 30 për qind e atyre mjeteve të investohen në modernizim dhe pajisje", theksoi ministrja.

Ajo ka theksuar se Maqedonia e Veriut si anëtare e NATO-s nuk është vetëm shfrytëzuese e prëfitimeve nga anëtarësimi, por edhe kontribuon në mënyrë aktive drejt sistemit të mbrojtjes kolektive.

Lidhur me kërcënimet hibride dhe dezinformatat shtesë, që vijnë nga aktorë të ndyshëm, ministrja ka theksuar se qëllimi i fushatave dezinformuese ruse është që të minohet autoriteti i Ministrisë dhe asaj personalisht si ministre dhe se mënyra më e mirë për përballje me këtë ndikim është transparenca dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i informacioneve.

Petrovska ka theksuar disa shembuk, si dezinformata se zvogëlohet gatishmëria luftarake e Armatës me donacionet e pajisjes ushtarake të Ukrainës, me ç'rast theksoi se transparencën e ndërtojmë me disa hapa.

Për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës, ministrja ka theksuar se deri më tani Maqedonia e Veriut ka marrë më shumë se dhjetë vendime për donacion dhe se shteti është i gatshëm të vazhdojë këtë ndihmë konform kërkesave nga Ukraina dhe kapacitetet vendore, sa të ketë nevojë

Ministri i Mbrojtjes së Sllovenisë, Marjan Sharec duke folur për proceset eurointregruese në rajon, ka porositur se anëtarësimi në NATO për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi është hap i shkëlqyer, por se duhet të shkojë së bashku me anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

"Prania e Bashkimit Evropian në rajon është ilaçi më i mirë për tensionet në Ballkan dhe për këtë arsye vendet e Ballkanit Perëndimor duhet sa më shpejt të bëhen anëtarë të plotëfuqishëm të Unionit", theksoi ministri Sharec. mb/

Foto: Ministria e Mbrojtjes

QËNDRONI TË LIDHUR