• e diel, 29 dhjetor 2024

Petrovska: Në vend të letrave, VMRO-DPMNE ta detyrojë Gashi ta caktojë Komisionin për Ligjin për mbrojtësit

Petrovska: Në vend të letrave, VMRO-DPMNE ta detyrojë Gashi ta caktojë Komisionin për Ligjin për mbrojtësit

Shkup, 24 shtator 2024 (MIA) - Deklaratat e përfaqësuesve të partive nga pushteti lidhur me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejtat e posaçme të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe anëtarëve të familjeve të tyre me procedurë të shkurtuar se bëhet fjalë për provokim apo tentim për destabilizim janë humbje për demokracinë, demant i të gjitha deklaratave të atyre politikanëve se janë të vetëdijshëm për rëndësinë e bashkëjetesës, marrëdhlnieve ndëretnike, integrimit në BE dhe rolin e vet në shoqëri, deklaroi sot deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e cila është propozuese e ligjit.

Kërkoi nga deputetët nga partia në pushtet ta detyrojnë kryetarin e Kuvendit ta zbatojë Rregulloren në mënyrë identike siç e kanë bërë me detyrimin me kredinë nga Hungaria dhe të caktojë mbledhje të Komisionit për punë.

Sa i përket punës së kryetarit të Kuvendit, Petrovska tha se deputetët nga opozita do të kërkojnë që Komisioni për çështje të mandatit-imunitetit të diskutojë edhe të konstatojë nëse ka shkelje apo interpretime dhe zbatim të gabueshëm të Rregullores nga ana e tij. 

Për Propozim-ligjin që është parashtruar në Kuvend tha se është me vëllim më të gjerë se ai i parashtruar nga Stojançe Angellov nga "Dinjiteti".

"Atëherë propozim-ligji i propozuar, parashtruar me nismë të Dinjitetit, ishte përgatitur në Kabinetin tim si ministre e Mbrojtjes në koordinim me Stojançe Angellovin. Për shkak të vendimit të Angellovit të bëjë koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE-në, atë Propozim-ligj e parashtroi si nismë të vet, dhe jo si propozim të Qeverisë. Madje edhe atëherë ai propozim-ligj ishte mbështetur nga LSDM", tha ajo. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR