• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska në takim me ministrat e mbrojtjes së SHBA-së - Karta e Adriatikut: Vendet A5 kanë kapacitet për të dhënë një kontribut të fuqishëm në sigurinë globale

Petrovska në takim me ministrat e mbrojtjes së SHBA-së - Karta e Adriatikut: Vendet A5 kanë kapacitet për të dhënë një kontribut të fuqishëm në sigurinë globale

Shkup, 15 qershor 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut në NATO, ka pasur një drekë pune me homologët e saj - ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të SHBA-së - Karta e Adriatikut nga rajoni, si dhe me Seleste Valander, ndihmës sekretar i mbrojtjes së SHBA-së për çështje të sigurisë ndërkombëtare, si përfaqësues i SHBA-së.

Takimin e hapi Petrovska e cila porositi se Maqedonia e Veriut, si aleat i NATO-s dhe kryesues me A5 në vitin 2023 ka inicuar një projekt të përbashkët i cili parasheh mbështetje të përbashkët të misionit të NATO-s në Irak, duke organizuar trajnime që do të fokusohen  në Programin për zhvillim të edikimit mbrojtës, gjegjësisht programi DEEP për Akademinë ushtarake të Irakut.

"Muajt ​​e fundit kemi qenë të fokusuar në revitalizimin e kësaj nisme rajonale. Duke mbështetur programin DEEP në misionin e NATO-s në Irak, i cili synon zhvillimin e arsimit ushtarak dhe promovimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve, ne po promovojmë efektivisht shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe mësimeve të nxjerra", tha ministrja.

Pjesëmarrja e përbashkët në këtë projekt, theksoi Petrovska, do ta përforcojë bashkëpunimin rajonal të sigurisë dhe do ta demonstrojë përkushtimin tonë të përbashkët ndaj përforcimit të partneriteteve dhe zhvillimit të arkitekturës së sigurisë kolektive.

Në drekën e punës, iniciativa e Maqedonisë së Veriut mori mbështetje nga të gjitha vendet anëtare të SHBA-së - Karta e Adriatikut. Ministrat arritën në përfundimin se mbështetja e programit DEEP në misionin e NATO-s në Irak duke zbatuar këtë lloj trajnimi të kryer nga ekspertët e vendeve A5 është një mundësi e shkëlqyer për të intensifikuar aktivitetet në kuadër të kësaj nisme dhe për të mbështetur përpjekjet e NATO-s për zhvillimin e arsimit ushtarak në Irak. sa/

Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR