• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska: Me Planin për zhvillim të aftësive mbrojtëse do të vendoset sektor financiarisht i pranueshëm dhe i qëndrueshëm në mbrojtje dhe Armatë fleksibile dhe bashkëkohore

Petrovska: Me Planin për zhvillim të aftësive mbrojtëse do të vendoset sektor financiarisht i pranueshëm dhe i qëndrueshëm në mbrojtje dhe Armatë fleksibile dhe bashkëkohore

Shkup, 11 priull 2023 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për mbrojtje dhe siguri sot e ka përcjellur në procedurë të mëtejshme në Kuvend Planin afatgjatë për zhvillim të aftësive në mbrojtje 2023-2032.

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, duke e elaboruar planin në seancën e sotme të Komisionit, tha se ai është në të vërtetë dokument themelor që jep projeksion për aftësitë mbrojtëse dhe ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës së Maqedonisë së Veriut, që nevojiten për plotësimin e kërkesave nga dokumentet strategjike - Strategjia kombëtare për siguri, Strategjia e mbrojtjes, Plani afatgjatë për zhvillim të aftësive mbrojtëse, Plani i mbrojtjes.

"Me përfshirjen në procesin e planifikimit mbrojtës të NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë obligime konkrete për zhvillim të aftësive konkrete dhe kapaciteteve, të cilat janë të domosdoshme për plotësimin e tre detyrave kyçe të NATO-s, e ato janë mbrojtja kolektive, menaxhmenti i krizës dhe siguria oiperative. Në anëtarësimin e plotfuqishëm tonë në Aleancë u imponua edhe nevoja për transformim të sistemit mbrojtës. Duhet të pritet se transformimi do të shndërrohet në shtytës organizativ të proceseve kombëtare, të cilat janë në përkrahjen e dinamikës së përgjithshme të Aleancës", tha Petrovska.

Një nga sferat më të rëndësishme, ku duhet të përkushtohet kujdes, siç tha, është sistemi i rezistencës dhe gatishmërisë, i cili paraqet përgjegjësi kombëtare dhe në pajitm me parametrat e vendosura aleate në periudhën që vijon, do të definohet, vendoset dhe integrohet në mënyrë adekuate në tërë infrastrukturën e mbrojtjes.

Ministrja mes tjerash informoi se kohë të gjatë në Armatë punon një ekip i ekspertëve, të cilët i shqyrtojnë mundësitë për furnizim shtesë të droneve dhe për çfarë qëllimesh do të përdoreshin. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR