• e hënë, 23 dhjetor 2024

Petrovska mbajti fjalim në pritjen për korin ushtarako-diplomatik në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Uashington, të organizuar për nder të Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Armatës

Petrovska mbajti fjalim në pritjen për korin ushtarako-diplomatik në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Uashington, të organizuar për nder të Ditës së Pavarësisë dhe Ditës së Armatës

 Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska gjatë vizitës së punës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Uashington, në fjalimin në pritjen solemne për nder të Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ditës së Armatës, ka porositur se shteti ynë sot duhet ta sigurojë rrugën e vet evropiane dhe falënderoi për mbështetjen e partnerit tonë strategjik - SHBA-së, në zhvillimin e demokracisë dhe përforcimin e paqes.

Para të pranishmëve, bënë të ditur sot nga MM-ja, ministrja Petrovska ka porositur se në tri dekadat e pavarësisë janë shkruar shumë faqe të historisë së Maqedonisë, të mbushura me sfida dhe vendime të vështira. 

 

"Në fillim të viteve të nëntëdhjeta vendi im u përball me një sfidë të madhe, të shpallte pavarësinë në paqe, duke shmangur luftë dhe vuajtje. Sot, duke e theksuar konceptin evropian të unitetit në dallime po punojmë për ndryshime kushtetuese për ta siguruar rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian", tha ministrja, qëndron në kumtesën e MM-së.

 

 

Në pritje ka marrë pjesë Gabriel Eskobari, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, ish-ambasadori i SHBA-së në vend, Xhes Bejli, ish atashetë të mbrojtjes dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Shkup dhe Zyrës për Bashkëpunim në Mbrojtje me SHBA-në, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik.

 Foto: MM

 

QËNDRONI TË LIDHUR