• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Petrovska - Kavoli: Konfirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer mbrojtës amerikano-maqedonas

Petrovska - Kavoli: Konfirmohet bashkëpunimi i shkëlqyer mbrojtës amerikano-maqedonas

Shkup, 26 shtator 2023 (MIA) - Në vigjilje të konferencës së nesërme të shefave të Shtatmadhorisë së vendeve nga SHBA-ja - Karta e Adriatikut, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka petrovska, sot në Ministri u takua me kamandantin e Armatës së SHBA-së për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli, i cili njëherit është edhe komandant i Komandës supreme të forcave aleate të NATO-s në Evropë.

Në takim, siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes, Petrovska dhe Kavoli kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në Evropë, për kontributin e SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut në përforcimin e sigurisë kolektive të Aleancës, si dhe për zhvillimin e bashkëpunimit mes Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Armatës së SHBA-së për Evropën.

Ministria Petrovska informoi se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në implementimin e Paketës së qëllimeve të NATO-s të aftësive, i cili është drejtpërdrejt i lidhur me avancimin e kapaciteteve të Armatës me qëllim përforcimin e sigurisë së Maqedonisë së Veriut, rajonit dhe Aleancës.

"Maqedonia e Veriut është aleat i përkushtuar i NATO-s dhe partner strategjik i SHBA-së. Me siguri mund të them se buxheti mbrojtës vitin e ardhshëm do të arrijë 2 për qind të bruto prodhimit vendor dhe se vazhdojmë me realizimin e planeve për modernizimin e Armatës që janë në vijim e sipër", theksoi ministrja.

Sa i përket bashkëpunimit dypalësh, Petrovska ka potencuar se mbështetja aleate nga partneri jonë strategjik SHBA ka kontribut thelbësor në zhvillimin dhe modernizimin e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjenerali Kavoli theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Armatës amerikane për Evropë dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është në nivelin më të lartë dhe se do të vazhdojë të zhvillohet edhe në të ardhmen.

Paraprakisht, gjeneral Kavoli ka pasur një takim me shefin e Shtatmadhorisë, nënkolonelin Vasko Gjurçinovski, ku është biseduar për aktivitetet e përbashkëta të Armatës me Komandën e forcave amerikane në Evropë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR