• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Petrovska: Duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, nuk shoh arsye që Lavrovi të vijë në Shkup

Petrovska: Duke marrë parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, nuk shoh arsye që Lavrovi të vijë në Shkup

Shkup, 21 nëntor 2023 (MIA) - Ministrja Sllavjanka Petrovska, në përgjigjen e pyetjes së gazetarit në edicionin e sontëm të Temës së ditës në Ditarin në TVM u përgjigj edhe për pjesëmarrjen e mundshme të ministrit të Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, në takimin e OSBE-së në Shkup, me ç'rast theksoi se duke marrë parasysh sjelljen e Rusisë dhe politikën e saj të jashtme, nuk sheh arsye që Lavrov të marrë pjesë në këtë takim.

“Nuk ka asnjë konfirmim për ardhjen e Lavrovit, por duke pasur parasysh sjelljen e politikës së jashtme ruse, ndërhyrjen e tyre në punët e brendshme të shteteve, por mbi të gjitha qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, nuk e kuptoj pse ai do të vinte këtu”, tha ministrja, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Petrovska tha se Maqedonia e Veriut si kryesuese e OSBE-së në periudhën e kaluar ka dhënë vërtet gjithçka, ka bërë përpjekje maksimale që kryesimi të përfundojë me sukses dhe se OSBE-ja ta përmbushë misionin e saj, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

"Jo gjithmonë gjithçka varet nga ne. Dhe vendet e tjera anëtare, në këtë rast edhe Rusia si anëtare e OSBE-së, duhet të tregojë se me të vërtetë di të kultivojë dhe t'i vlerësojë vlerat e OSBE-së", tha ministrja. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR