• e hënë, 03 mars 2025

Petrova: Në mënyrë të vazhdueshme rrjedh pagesa për TVSH-ja ime dhe për rimbursimin e TVSH-së për kompanitë

Petrova: Në mënyrë të vazhdueshme rrjedh pagesa për TVSH-ja ime dhe për rimbursimin e TVSH-së për kompanitë

Shkup, 28 shkurt 2025 (MIA) - Pagesa e parave nga shërbimi i TVSH-ja ime dhe rimbursimi i TVSH-së për kompanitë rrjedh në mënyrë të vazhdueshme, porositi sot drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP) Elena Petrova.

Ajo vlerësoi se fillimisht duhet të përfundojë përpunimi i deklaratave tatimore tremujore të cilat janë dorëzuar deri më 25 janar dhe më pas do të fillojë pagesa e mjeteve nga TVSH-ja ime.

 "Në vetë procesin qytetarët të ndryshojnë llogaritë e transaksionit, ndërsa DAP-i dorëzon urdhëresë në grup në Thesar. Ata shpesh na i kthejnë ato për shkak të llogarive të mbyllura gjatë procesit të rimbursimit. Nëse edhe një qytetar mbyll llogarinë e tij, kthehen urdhëresat për 8.000 qytetarë të tjerë, që do të thotë se procesi duhet të fillojë nga e para. Ndoshta kjo është arsyeja pse ne arritëm afatin me zbatimin e shërbimit. Megjithatë, sido që të jetë, qytetarët do t'i marrin mjetet e tyre me kohë", theksoi nga DAP-i në takimin e sotëm me gazetarët.

Për pagesën e mjeteve për TVSH-ja ime, siç theksoi, për tremujorin e kaluar janë planifikuar 870 milionë denarë.

Edhe për rimbursimin e TVSH-së për kompanitë, drejtoresha Petrova tha se ajo realiohet në vazhdimësi.

 Theksoi se rimbursimi i TVSH-së është një materie dinamike.

 Për hetimet për rimbursimet e TVSH-së për “kompanitë fantazmë”, ajo theksoi se DAP-i ka përfunduar kontrollet inspektuese.

 Për rimbursimet e TVSH-së të papaguara nga qeveria e kaluar, ajo tha se ato janë duke u zbardhur në vazhdimësi, përveç disa rasteve për të cilat, mund të mos kenë përfunduar kontrollet. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR