Petrova: Diskoteka “Puls” ka paguar gjobën për parregullsi për pagesat me para në dorë, është bllokuar kafe- bari i të njëjtit pronar
- Pronari i diskotekës "Puls" ka paguar gjobën që iu shqiptua për parregullsi për pagesat me para në dorë, për çka llogaria bankare nuk u bllokua, ndërsa për shkak të konfuzionit është bllokuar funksionimi i kafe-barit në pronësi të së njëjtës kompani, tha drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për reagimet e prindërve të viktimave në tragjedinë në Koçan.
- Post By Fami Bajrami
- 13:42, 27 qershor, 2025
Koçan, 27 qershor 2025 (MIA) - Pronari i diskotekës "Puls" ka paguar gjobën që iu shqiptua për parregullsi për pagesat me para në dorë, për çka llogaria bankare nuk u bllokua, ndërsa për shkak të konfuzionit është bllokuar funksionimi i kafe-barit në pronësi të së njëjtës kompani, tha drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike (DAP), Elena Petrova në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për reagimet e prindërve të viktimave në tragjedinë në Koçan.
"Në diskotekën 'Puls' janë kryer kontrolle nga ana e DAP-it dhe u aplikuan masa konform Ligjit për regjistrimin e pagesave me para në dorë. Pra, këto masa parashohim që gjatë kontrollit të parë në të cilin përcaktohen parregullsi, shqiptohet gjobë, nëse gjoba nuk paguhet shkohet nga një ndalesë të përkohshme të kryerjes së këtij aktiviteti që sipas ligjit zgjat 30 ditë. Pas një kontrolli të dytë brenda dy viteve kalohet në ndalesën e përkohshme të kryerjes së aktivitetit që zgjat poashtu 30 ditë. Këto norma ligjore u zbatuan edhe gjatë kontrollit në këtë diskotekë. Pas kontrollit të parë është paguar gjoba dhe është mbyllur objekti, por këtu kemi dy objekte në atë kompani, kështu që ka konfuzion se në cilin objekt është aplikuar masa e mbylljes- vulosjes. Vulosja është kryer në kafe-barin, ndërsa diskoteka u gjobit dhe gjoba është paguar", ka thënë drejtoresha Petrova në konferencën e sotme për shtyp në DAP.
Foto: MIA