• e martë, 24 dhjetor 2024

Petra Dreksler për raportin e KE-së: Maqedonia e Veriut duhet të punojë në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit

Petra Dreksler për raportin e KE-së: Maqedonia e Veriut duhet të punojë në sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit

Manastir, 10 nëntor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut në të ardhmen duhet të arrijë rezultate më të mira në pjesën e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit, deklaroi ambasadorja e Republikës federale të Gjermanisë në vend, Petra Dreksler.

Sipas ambasadores Dreksler, përmes Raportit të Komisionit evropian është bazë e mirë për negociatat e ardhshme me BE-në.

"Raporti për Maqedoninë e Veriut është shumë i rënësishëm sepse përmes tij matet përparimi në sfera të ndryshme. Raporti paraqet bazë të mirë për diskutim, bazë të mirë për negociatat e ardhshme dhe tregon në cilat sfera çka është arritur, dhe në cilat sfera në të ardhmen duhet të arrihet. Këtu do t'i përmend sundimin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit", tha ambasadorja Dreksler gjatë vizitës së sotme në Manastir. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR